Terror per pushtet
Dhuna shteterore e shenderroi dje demonstraten e paralajmeruar te opozites shqiptare ne gjakderdhje dhe anarki qe perfundoi me vrasjen e tre protestuesve dhjetra te plagosur dhe qindra te lenduar. Sheshi perballe kryeministrise historikisht ka qene arene protestash te dhunshme kunder qeverive ne keto 20 vitet e fundit por asnjehere nuk eshte shnderruar ne shesh dhune dhe terrori si dje me kaq viktima jetesh njerezore dhe kaq gjak te derdhur.
Dhune ndaj godines se kryeministrise ka bere dy here partia e Sali Berishes ne 13 dhe 14 shtator 1998 madje duke i vene flaken edhe zyres se ish-kryeministrit Nano duke kallur ne flake makinat e administrates shteterore.
Madje me tej duke shkaterruar dhe bastisur godinen e kryesise se Kuvendit te Shqiperise duke pushtuar dhe mbajtur peng seline e RTVSH-se dhe te institucioneve te tjera qe simbolizonin pushtetin e te majtes qe akuzohej per vrasjen e liderit te Dhjetorit Azem Hajdari. Pas kesaj e majta u detyrua te merrte pergjegjesine per dhunen dy ditore qe ushtroi turma e irrituar e PD-se me doreheqjen e dhe Nanos dhe zevendesimin e tij nga nje figure e brishte si Pandeli Majko.
Sali Berisha urdheruesi i ketyre sulmeve te dhunshme ndaj institucioneve dje jo vetem nuk dha doreheqjen por per te ruajtur pushtetin e tij e shtypi demonstraten popullore me gjak dhe terror.
Tre viktimat e djeshme jane vrare nga plumbat e ardhur nga brenda institucioneve qeveritare. Ne nje video qe eshte ne Shekulli Online dhe po ben xhiron e botes e qe e kerkoi edhe prokuroria si prove materiale duket qarte nje protestues me duar ne xhepa qe qellohet nga selia e kryeministrise.
Publicisti Ardian Klosi e dha deshmine e tij per vrasjen e protestuesit tjeter me plumb ne balle te gjuajtur nga nje snajper mbi godinen e ish-Komitetit Qendror. Plumbat e gjetur ne bulevard tregojne ashiqare se kane dale nga arme qe jane perdorur dje nga garda e Republikes.
Qeveria ka variantin e saj kryeministri Sali Berisha ministri i brendshem Lulzim Basha apo ministri i Mbrojtjes Arben Imami kishin dje nje alibi per vrasjen e tre shqiptareve ishin qelluar me revole te lehta nga turma mundesisht pas veshit. Me gjakftohtesine e krimineleve te sprovuar ata u distancuan nga aktet kriminale duke akuzuar opoziten si vrasese te jeteve te pafajshme.
Me cinizmin dhe burracakerine e shtetit qe ka rene por mbahet vetem per te vijuar baterdine me te mirat materiale te vendit qindra police dhunuan dhjetra qytetare te pafajshem qe ndodheshin ne lokalet e Kullave Binjake perballe selise se qeverise.
Njerez te thjeshte gazetare apo kalimtare u bene pre e dhunes barbare e asaj policie e cila u fsheh burracakerisht kur disa vandale po perfitonin nga kaosi per te shkaterruar gjitheka u dilte perpara.
Mesazhi i kesaj dhune eshte i qarte ti shtypet koka edo kundershtari qe proteston kunder qeverise.
Kete mesazh doli tu thoshte mbreme shqiptareve te vrare te plagosur dhe te dhunuar kryeministri Sali Berisha. Doli per tu treguar se eshte aty dhe do te jete pa pyetur per jetet njerezore. Do te jete aty ne seline e qeverise simbolin e pushtetit qe vret vjedh dhe dhunon kedo qe i del kunder. Sepse eshte i papergjegjshem per ata qe ka vrare dhe do te vrase kedo qe i kerkon te heqe dore nga pushteti dhe pasurite e vjedhura me dhune.
Sali Berisha permendi mbreme skenarin tunizian te orkestruar nga opozita sepse ne subkoshiencen e tij ai e di se per shqiptaret sot ai eshte si Ben Aliu I Tunizise dhe se oborri i tij eshte po ai qe shtypte me dore te herkurt prej dekadash tunizianet e skamur dhe te dhunuar.
Gjithe ai popull qe dje erdhi mes njemije e nje pengesash shteterore dhe policore ne Tirane i tregoi Sali Berishes se zemerimi antiqeveritar ka arritur aty ku smban me se shqiptaret nuk mund te jetojne me nen diktaturen e tij qe u vjedh voten buken e femijeve dhe pastaj i vret vetem e vetem per te mbajtur veten ne krye te nje pushteti gjakpires.