E Shtunë, 31 Tetor 2026

shte krim te jesh opozitar

Ora eshte 19.30. Agjencite e huaja te lajmeve kane zene ta vene si lajm te pare ate qe ndodhi sot ne Tirane. Ndersa ne te ketushmit jemi duke bere bilancin e dites. Jane tre te vrare. Policia shqiptare pra ka vrare tre vete.


Dhe ka lenduar disa dhjetra. Deri tani nuk ka folur asnje nepunes i shtetit aq me pak ndonje dinjitar i larte per keta tre shqiptare qe nuk jetojne me. Askush nuk jep nje version zyrtar te ngjarjeve tragjike askush nuk shpjegon rrethanat askush nuk shkon ne spital te interesoshet per te plagosurit.


Dhe nuk ka se si te shkoje pasi ata shqiptare jane vrare e plagosur per krimin e vetem qe kane qene opozitare. Ne vitin 2011 ne Shqiperi eshte krim te jesh opozitar. Por vini re jo krim qe ndiqet penalisht ne shkallet e sallat e gjykimit por krim qe ndeshkohet aty per aty me vendim snaiperash.


Nuk eshte keshtu zoterinj te policise Na jepni versionin tuaj atehere Na shpjegoni pse u vrane keta te tre fare ishin duke bere kur u vrane Ishin duke lincuar ndokend Kishin vene poshte ndonje polic dhe po e mbysnin apo po i zinin frymen Duhet nje shpjegim.


Duhet shpjegimi jo per te marre vesh ndonje rrethane qe justifikon egzekutimin e tre shqiptareve nuk ka rrethana te tilla ne ngjarjen e sotme vertet eshte e perligjur te vrasesh dike qe po qellon me gure kunder policeve por per te marre vesh se vrasjet jane bere me logjike te ftohte kriminale.


Pse ndodhi sa me siper Nuk po ndalem ne momente apo sjellje te hershme te njeres pale apo tjetres. Po ndalem ne ditet e fundit. do gje filloi kur opozita njoftoi se do te protestonte fort kunder pushtetit por jo per te marre pushtetin pasi ska asnje idiot ne Shqiperi qe te mendoje se ne ditet e sotme pushteti mund te merret me dhune ketejpari pushteti mund te merret me vjedhje votash dhe mund te mbahet me dhune sic po mbahet por e perseris nuk mund te merret me dhune nuk mund te merret as duke pushtuar po dhunshem institucionet se ja ta zeme se i pushtove po pastaj cdo besh Do besh shurren brenda Epo gje tjeter ste mbetet per te bere.


Thashe sa me siper per te theksuar se pushteti ekzekutiv dhe maxhoranca qeverisese u kapen nga nje panik i pashpjegueshem dhe eshte ky panik qe shkaktoi kete tragjedi eshte ky panik qe i beri nervoze qe i beri te leshojne provokime njeri pas tjetrit qe i beri ta interpretojne protesten e opozites si nje karshillek qe u behet atyre e qe i beri te thone se do ta mbrojme rendin kushtetues nga opozita se opozita do ndeshkohet keq po shkeli ligjin etj etj. Keto qendrime te fundit jane me te cmendurat ne nje regjim demokratik.


Opozita nuk ndeshkohet me opoziten vetem negocjohet. Vetem nje regjim diktatorial thote se do te mbroje rendin kushtetues nga opozita ndersa ne nje regjim demokratik opozita nuk shihet si nje entitet qe rrezikon apo si nje entitet qe kercenon rendin kushtetues apo si nje entitet nga i cili duhet te mbrohemi.


Po si i behet kur nje opozite kerkon qiqra ne hell apo kur nje opozite eshte e cmendur Asgje. Nje opozite e tille te kuptohemi nuk eshte hic ky rasti i opozites se sotme thjesht po eci me logjiken e atyre qe e kane medemek shume xhan rendin kushtetues eshte thjesht nje kosto te cilen duhet ta paguajme te gjithe pasi kjo eshte opozita qe ne kemi.


Dhe kjo kosto minimizohet nepermjet kompromisit bisedave e negocjatave. Ju kujtohet opozita e Berishes per tete vjet me radhe Ishte e tmerrshme dhe une kam qene kritik me te gjate gjithe kohes por ishte taksa qe i paguanim pafuqise sone kolektive per te patur nje opozite me te mire. Ajo opozite sulmoi dhe pushtoi institucionet rrembeu tanket rrethoi dhe seline e vet me tanke e cfare e gjeti Asgje.


Askush nuk mori masa ndeshkuese ndonese kauza ishte e stisur dhe e shpifur u akuzua Fatos Nano qe kish vrare Azem Hajdarin bash mbi kete baze u be ai manifestim qe perfundoi me pushtim institucionesh. Ju kujtohet kjo besoj.


Fatos Nano eshte ai qe sot eshte mik i ngushte i te gjithe atyre qe e akuzuan si vrases te Hajdarit te cilet ate mot nuk u penalizuan si perfaqesues te opozites. Dhe mire u be. Pse Sepse ajo ishte e vetmja opozite. Me mire me nje opozite te keqe se sa pa opozite. Ndersa opozita e sotme thjesht u ngrit ne nje proteste. shte e ndaluar Po me sa duket. U vrane tre vete per kete.


Perseris nje pushtet nuk ve policet kunder opozites eshte e trishtueshme te vesh policet kunder opozites eshte e trishtueshme kur mendon se cdo opozitar ka arsye tani e tutje ta shohe policine si nje bande paramilitaresh ne sherbim te pushtetit dhe jo si nje arme te dashur ne mbrojtje te rendit publik te rendit publik e jo te rendit kushtetues dhe ka te drejte ta shohe keshtu dhe kjo vetem per faj te pushtetit qe ne vend te ulet te bisedoje te degjoje arsyet e opozites e te gjeje gjuhen e perbashket kerkon te mbrohet nga opozita.

Kjo eshte pra ne thelb arsyeja e asaj qe ka ndodhur sot ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›