Berisha: Tiranë- Gjirokastër vetëm për 2 orë
GJIROKASTËR- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ishte sot në Gjirokastër ku prezantoi kandidatin e Aleancës për qytetarin Genci Sinoimeri.
Berisha foli për të gjitha investimet që janë bërë në Gjirokastër, ndërsa u zotua se në katër vitet e ardhshme do të investojmë në çdo gjë, kisha, xhami, shkolla, rrugë e rrugica, dhe trashëgiminë kulturore.
Kryeministri bëri thirrje që të kthehen në atdhe të gjithë emigrantët, në mënyrë që të ndërtojmë Evropën në shtëpitë tona.
Do bëjmë gjithçka që Gjirokastra të gërshëtojë modernen me trashëgiminë e saj. Do restaurojmë sokaqet dhe rrugët. Të gjitha mjediset sportive në Gjirokastër- tha kryeministri.
Berisha premtoi se distanca nga Gjirokastra për në Tiranë do të jetë me pak se për dy orë, ndërsa shtoi se në 5 vite kemi asfaltuar 8 mijë kilometra rrugë.