Terrorizmi, mesazh i al-Zawahri në web
Numri 2 i Al Kaeda-s, mjeku egjiptian Ayman al-Zawahri, ka publikuar një tjetër mesazh audio gjatë të cilit i bën elozhe liderit taleban në Pakistan, Baitullah Mehsud, i cili u vra nga forcat amerikane muajin e kaluar. Zëri i al-Zawahrit, që besohet se fshihet në malet midis Pakistanit dhe Afganistanit, është regjistruar në një video mesazh që zgjat 28 minuta. Lajmi është bërë i ditur nga grupi amerikan i monitorimit të faqeve të internetit, "Inter Center". Video mesazhi pason një tjetër regjistrim të numrit dy të al Kaeda-s të bërë publik vetëm pak ditë më parë dhe që besohej se ishte regjistruar në kohën e sulmeve të shtatorit në Amerikë.
Ndërkaq nga të tjera zhvillime nga Pakistani, mësohet se të tjera sulme kanë tronditur vendin. Një kamikaz që drejtonë një makinë- bombë, ka vrarë një udhëheqës fisnor pashtun, pro qeveritar, Abdul Hakim. Lajmi është bërë i ditur nga policia, sipas së cilës, atentati ndodhi në qytetin Bannu në provincën e kufirit veriperendior. Nga sulmi janë vrarë edhe dy truproja dhe dy persona që po kalonin aty pranë. Të shtunën e kaluar, 37 persona u vranë në Pakistan në dy atentate.