Terrorizmi ne Kaukaz nen petkun e besimit islamik

Gjykata me e Larte e Rusise ka regjistruar aktualisht 19 organizata si terroriste dhe i ka ndaluar. Te perkthyera ato mbajne emra si Lufta e Shenjte Levizja e Talibaneve Shoqeria per Rilindjen e Trashegimise islame etj.
Shume nga organizatat i kane rrenjet ne Kaukaz. Ato i kane luftetaret e tyre ne male te veshtira per tu futur te republikave eceni Ingusheti dhe Dagestan. Qe prej ketu ato perhapin ne emer te lirise dhe besimit te vertete terror te pergjakshem.
Ne Kaukaz vriten cdo dite ushtare ruse
Shpesh dhuna drejtohet kunder ushtareve ruse policeve dhe punonjesve te sherbimit te fshehte te cilet nga ana e tyre kane per detyre ti ndjekin terroristet pa meshire. Alexander Bastrykin drejtues i Autoriteteve me te larta Hetimore te Rusise pranoi ne tetor hapur perballe stacionit radiofonik Echo Moskvy
Ne Kaukazin Verior edhe ne Dagestan praktikisht per fat te keq zhvillohet lufte. Trupat tona ne republikat e Kaukazit te Veriut humbasin cdo dite pese deri ne gjashte vete.
Shumicen e hereve me atentate vetevrasese dhe atentate me bomba ne te cilat ne muajt e shkuar pa u merakosur eshte llogaritur edhe vdekja e civileve.
Synimi shtet islamik ne Kaukaz
Terroristi me i kerkuar i Rusise Doku Umarow i cili drejton organizaten Emirati Kaukazian i sheh atentatet si ndeshkim te drejte hyjnor. Pas atentateve ndaj metrose se Moskes ne mars ne te cilat u vrane 40 vete ai pranoi ne nje videomesazh
Ju ruse e shihni luften vetem ne televizionet tuaja dhe prandaj jetoni te qete. Ju nuk reagoni ndaj se keqes qe bejne ketu banditet tuaj nen drejtimin e Putinit. Une ju premtoj lufta do te vije ne rruget tuaja. Kete do ta ndieni ne trupin tuaj.
Synimi i deklaruar i Umarovit eshte qe ta ktheje Kaukazin ne nje shtet te pavarur islamik. Me cfaredo cmimi qe te duhet te paguhet per kete.
Retorika e tij nuk dallon shume nga ajo qe perhap Mulla Abdullai ne Azine Qendrore - ne Taxhikistan ne kufi me Afganistanin ne Uzbekistan. Lufta per pushtet dhe ndikim edhe ketu merr pamjen e kryqezates kunder Perendimit te degjeneruar kunder te pafeve. Gazetari taxhikas Salohidin Ergashev shpjegon
Ministria e Mbrojtjes e Taxhikistanit eshte e mendimit se luftetaret e perdorin retoriken islamike dhe opozitare vetem si mbulese per synimet e tyre. Ne te vertete ata duan ta kthejne Lindjen e Taxhikistanit ne zone te luftes civile ne territor trajnimi per trupa terroriste me te cilat te bashkohen kritike te regjimit por edhe ushtare te paguar si individe ose ne grupe.
Bizneset me luften funksionojne
Behet fjale per kontrollin e rrugeve te droges dhe te kontrabandes fitimprurese te armeve. Per kete grupet terroriste bashkepunojne ngushte me njera-tjetren. Mercenare afgane dhe pakistaneze lidhin aleanca me terroriste cecene dhe me fundamentaliste uzbeke.
Bizneset me terrorin ecin mire. Vec kesaj ka donacione nga e gjithe bota. Problemet per te shtuar radhet grupet qe luftojne nen flamurin islamik nuk i njohin te pakenaqur ka shume ne vendet e varfra. Ata jane te gatshem te luftojne dhe te vdesin per nje jete me te mire ne kete ose ne ate bote.
Autor Christina Nagel/Auron Dodi
Redaktoi Eliana Xhani