Greqia vendi evropian pa nje xhami ne kryeqytet per besimtaret myslimane

Siriani Smilar Ahmed Naim sapo ishte lutur bashke me qindra bashkebesimtare myslimane ne Propilea ne sheshin qendror para Universitetit te Athines me rastin e festes se Kurban Bajramit. I veshur me kostum dhe kravate si ne dite feste sikur ndrinte dhe me teper kur fliste per mesazhin e festes ate te bashkejeteses dhe dashurise midis myslimaneve dhe te krishtereve. Gruaja ime eshte e krishtere dhe une jam mysliman. Jetojme ne harmoni ne familje dhe jemi shume te dashur. Kemi 15 vjet te martuar thote per DW Sirla Ahmed Naim qe deshiron dhe enderron te shohe te njejten harmoni dhe ne marredheniet midis te gjithe te krishtereve dhe myslimaneve te Greqise. Vetem pershtypjen e nje demostruesi te forces se fese islame nuk te jep Smilar Ahmed Naim edhe pse sikurse u fol ne masmedia dhjetera mijera besimtare te fese islame me daljen e tyre ne rreth 20 sheshe publike te Athines por edhe qyteteve te tjera te Greqise kujtuan indirekt por dhe direkt nevojen e funksionimit legjitim te vatrave te besimit islam por edhe te njohjes se identitetit te tyre kulturor dhe fetar.
Mungesa e xhamise ne dem te vete imazhit demokratik te Greqise
Te mblidhemi te mos jemi perdite neper rruge neper magazina neper taraca neper trotuare thote Naimi per nje praktike qe ne masen qe deshperon myslimanet stigmatizon dhe vete imazhin demokratik dhe tolerancen nderfetare te nje vendi evropian si Greqia. Kjo eshte qe i ben fjalet e kreut te Komunitetit Mysliman te Greqise Muslim Association of Greece Naim Elghandour te tingellojne ne mikrofonin e DW jo aq si diplomaci fetare se sa si nje shqetesim i natyrshem dhe me fryme praktike ne sfondin e krizes se thelle. Me intereson imazhi i Greqise jashte shtetit qe ka nevoje per investimet e arabeve dhe te vendeve te pasura myslimane. Por kjo pengohet nga mungesa e nje vendi kulti te nje xhamie por edhe nga vala e racizmit fetar te nje numri te pakte grekesh gati 1 qe nxijne imazhin e vendit thote Naimi. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Siriani mysliman Smilar Ahmed Naim
E djathta ekstreme kunder ngritjes se xhamise
Ishin vertete nje pakice kryesisht anetare te organizates se ekstremit ultra te djathte agimi i arte por edhe qytetare te revoltuar qe ne sheshin Atiqi pengonin lutjen e myslimaneve me muzike marramendese dhe duke qelluar me veze besimtaret. Jashte te huajt nga Greqia ishte parulla qe dominoi se bashku me afishet xhami ne Athine kurre dhe asgjekundi te organizates ekstremiste qe ne zgjedhjet lokale te 7 nentorit zgjodhi per here te pare dhe kreun e saj Nikos Mihallolakos si keshilltar bashkiak. Pjesa me e madhe jane imigrante klandestine. Pa letra pa gje fare thote nje qytetar. Kjo revolte qe ushqehet ceshte e verteta nga pamundesia e shtetit per te vene nen kontroll klandestinet afrikano-aziatike ne distrikte te tilla si Shen Panteleimoni dhe Atiqi behet argument politik per te djathten qe shikon tek minareja thellimin e getoizimit ne qendren historike te Athines dhe sidomos per partine nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullor qe kundershton ngritjen e nje xhamie ne kryeqytet. Te ekzistojne disa vende legjitime kulti por asnje xhami. Te drejta fetare vetem per qytetaret e ligjshem thote deputeti i saj Athanasios Plevris qe akuzon qeverine per hipokrizi pasi sipas tij flet per te drejten fetare te klandestineve dhe injoron te drejten e ligjshme te qytetareve te qarkullojne te lire.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i komunitetit mysliman te Greqise
Kerkese e ligjshme e vete myslimaneve greke jo e klandestineve
Ngritja e xhamise ne Athine nuk eshte nje kerkese e klandestineve por e vete myslimaneve greke ne origjine apo me neshtetesi greke si kreu i tyre Naimi qe ka 38 vjet sic thote ne Greqi. A do te ngrihet me ne fund xhamia ne Athine e kerkuar per here te pare ne vitin 1938 e shtruar zyrtarisht nga vendet islamike ne vitet 80-te e premtuar dhe e projektuar ne prag te Olimpiades te vitit 2004 dhe e aprovuar me ligj te qeverise se djathte te Karamanlisit ne vitin 2006 Do te ngrihet. Por perparon sic perparojne te gjitha gjerat ne Greqi. Avash avash thote Naimi. Te njejtin optimizem ndan edhe imami Mohamed Baddari profesor i Universitetit Al Azhar te Egjiptit qe si cdo vit dergoi dhe sivjet imamin per lutjen fetare per besimtaret e Athines. Dashte Zoti me ndihmen e tij vepra do te behet se ndertimi i xhamise eshte ceshtje kulture qe tregon dashuri ndaj feve te tjera thote imami per te theksuar se sot nuk mund te pengojme njerezit te adhurojne Zotin e tyre. Duhet tu flasim atyre femijeve pse kane kete urrejtje kunder fese tjeter. Nuk duhet te ndahemi ne grupe kundershtare te feve te ndryshme thote per te revoltuarit e krishtere te dites se Kurban Bajramit dhe per kunderpeshe kujton keshillen e Profetit per te ndihmuar vellezerit tane te krishtere.
Ne pritje te xhamise edhe myslimanet shqiptare por pa zellin e afrikano-aziatikeve
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Medi Bracaj emigrant shqiptar
Ngritjen e nje xhamie e presin edhe myslimanet shqiptare por me shume si nje te drejte te ligjshme per te tjeret per afrikano-aziatiket se sa per veten e tyre kur ne pjesen e tyre dermuese jane bektashinj. Si Medi Bracaj nga Skrapari Ne pergjithesi bektashinjte fetare ishin por nuk ishin njerez qe te peruleshin te benin lutje dhe te besonin thelle. Vec kesaj per shkak dhe te sistemit te meparshem ateist ne shqiptaret jemi te tipit laik. Kete pasivitet te tyre qe nuk hyne ne mundim te ngrene dhe nje komunitet mysliman ne Greqi Astrit Korpi e shikon si mekat te tradites se dobet shqiptare te organizimit por edhe perparesise qe perfton mbijetesa ne emigracion. Megjithate Sado pak te organizuar ekzistenca e nje xhamie ne Athine eshte bere e domosdoshme edhe per komunitetin shqiptar. Ne kete kuptim ata do te gezohen dhe do ta presin me shume miresi ngritjen e nje institucioni te tille. A do te ndodhe nje gje e tille Politika zyrtare eshte e detyruar qe te zbatoje parametrat fetare te respektoje te gjithe qytetaret me ndjenja te ndryshme fetare.
Sfide dhe angazhim personal per kryeministrin Papandreu
Reagimet negative vetem sa e perforcuan dhe e bene me te tretshme dhe familjare idene e nje xhamie ne Athine qe mbrohet hapur nga e majta dhe ne parim nuk kundershtohet as nga kisha me kryepeshkopin e saj te moderuar aktual Ieronimos. Vetem keshtu do te evitohen lutjet fetare perballe bustit te Platonit apo Aristotelit sic theksoi elita intelektuale dhe ministri turk i eshtjeve Evropiane Egemen Bagash nuk do te kete mundesi te fotografoje Greqine si i vetmi vend evropian pa nje xhami sic beri keto dite ne Bruksel. Ekziston angazhimi i kryeministrit dhe neqoftese nuk bej gabim eshte aprovuar edhe ligj per xhamine theksoi zedhenesi i qeverise Jorgos Petallotis. Mbetet qe Papandreu si reformator ti shkoje deri ne fund kesaj rruge ku e pret per te marre stafeten per nje tjeter xhami ne qytetin e tij kozmopolit edhe kryebashkiaku heretik i porsazgjedhur i Selanikut Janis Butaris.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Angjelina Verbica