E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrorizon shkollën me armë, ndalohet 15 vjeçari

BULQIZE- Nje 15 vjecar eshte ndaluar nga policia, pasi ka terrorizuar me arme nxenesit e shkolles se fshatit Shupenzë në rrethin e Bulqizës.

Policia ben me dije se 15-vjeçari ka qëlluar me armë në ajër brenda ambienteve të shkollës duke shkaktuar panik dhe frike tek bashkemoshataret dhe nxenesit etjere te shkolles.

Forcat e policise, te sinjalizuar per ngjarjen kane bere shoqerimin e tij ne komisariat. Nuk ka ende te dhena per motivet e te shtenave, te cilat pritet te zbardhen nga deshmia qe do te jape vete adoleshenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›