E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Harmonia fetare, vlerë e pazëvendësueshme

TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha e vlerësoi si vlerë të pazëvendësueshme harmonine fetare në Shqipëri.

I ftuar në konferencën Asambleja për paqe dhe drejtësi, ku merrnin pjesë udhëheqës të te gjitha besimeve fetare në Shqipëri, kryeministri tha se nuk ka përpjekje me fisnike për ata që i besojnë zotit, se sa të përpiqen të mirëkuptojnë besimin e tjetrit

Ky dialog, ky mision është i një rëndësie nevralgjike, sepse sërish duhet të pranojmë se, muret e padijes, krijojnë boshllëqe të pamerituara midis besimeve apo midis kulturave apo midis kombeve me besime të ndryshme. Është për tu admiruar përpjekja juaj, përpjekja e udhëheqësve shpirtërorë në tërësi për të promovuar këtë çështje të rëndësishme për paqen dhe mirëkuptimin shoqëror dhe midis kombeve.- tha Berisha.

Kryeministri, falenderoi udhëheqësit shpirtërorë për organizimin e kësaj konference në Tirane, ndërsa e mbylli fjalën e tij  duke shprehur krenarinë e madhe, për të gjitha besimet fetare në Shqipëri, të cilët sipas Berishës, me qëndrimet e tyre, faktojnë se shpirti i kombit ndriqohet nga gurrat hyjnore të pashterrshme të këtyre besimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›