E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, OSBE bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje

Pas situatës së krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës dhe shtimit të tensioneve mes serbëve dhe shqiptarëve, OSBE bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje.

Në një reagim të ministrit të Jashtëm lituanez, Audronius Azubalis, i cili aktualisht kryeson OSBE-në thuhet se “U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të veprojnë me përgjegjësi”

“Çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe të përgjegjshme, me anë të dialogut të kryesuar nga BE-ja. Mbrojtja dhe siguria e njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, duhet të jenë prioritet i lartë”, thuhet më tej në deklaratë.

Doganierë dhe policë të Kosovës e të EULEX-it janë dërguar sot me helikopterë të KFOR-it në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, ndërkohë që serbët lokalë kanë ngritur barrikada në rrugë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›