Testet në Bahrein, Ferrari i Sainz komandon në ditën e dytë

Është Carlos Sainz piloti më i shpejtë në ditën e dytë të testimeve në Formula 1 që po zhvillohen në Bahrein. F1-75 i spanjollit përshkoi 60 xhiro, duke regjistruar kohën më të mirë të ditës: 1: 33.532, një kohë më e ulët se ajo e Pierre Gasly (1: 33.902), më e mira në ditën e parë. Prandaj F1-75 konfirmohet si i besueshëm dhe me vazhdimësi, gjithashtu duke pasur parasysh kohën e dytë më të mirë të vendosur këtë mëngjes nga Charles Leclerc. Në vendin e dytë për këtë Day-2 është Red Bull i kampionit botëror Max Verstappen, i ndjekur nga Aston Martin i Lance Stroll. Hamilton i katërti, Ocon i pesti.
RENDITJA
- Sainz (Ferrari) 1:33.532
- Verstappen (Red Bull) 1:34.011
- Stroll (Aston Martin) 1:34.064
- Hamilton (Mercedes) 1:34.141
- Ocon (Alpine) 1:34.276
- Leclerc (Ferrari) 1:34.366
- Norris (McLaren) 1:34.609
- Vettel (Aston Martin) 1:36.020
- Magnussen (Haas) 1:36.505
- Tsunoda (AlphaTauri) 1:36.802
- Bottas (Alfa Romeo) 1:36.987
- Schumacher (Haas) 1:37.846
- Russell (Mercedes) 1:38.585
- Latifi (Williams) 1:39.845
- Zhou (Alfa Romeo) 1:39.984