E Diel, 1 Nëntor 2026

Testi i letërsisë, 100 maturantë ende se dinë rezultatin

Ata maturantë që tentuan të kopjojnë apo të bëjnë shënimet jashtë rregullores do të presin më shumë se 1 javë për të mësuar nëse kanë kaluar testin apo jo.

Dhe të tillë nuk janë pak. Ekspertë e arsimit thonë se janë mbi 100 maturantët të cilët nuk kanë njohur ende rezultatin e letërsisë. Për këta do të ketë një tjetër procedurë, ajo e ngritjes së një komsioni nga Ministria e Arsimit.

Drejtori i Vlerësimit të maturës në Ministrinë e Arsimit Ndriçim Mehmeti thotë se në provimin e Gjuhë Letërisë,  kemi më pak katra dhe më shumë 10 se vitet e kaluara. Përsa i takon hartëzimit të vlerësimit, maturantët e Tiranës kanë rezultuar më të shkëlqyer.
 

Tashmë sfida e rradhës së maturantëve janë provimet me zgjedhje. Testi i vetëm për 2 lëndë me zgjedhje do të jepet me datën 30 qershor dhe do të zgjasë 3 orë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›