E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testi kryesor pranimi i rezultatit nga pala humbese

Faza e pare e zgjedhjeve te djeshme lokale ajo e votimit u karakterizua nga pjesemarrja e konsiderueshme e zgjedhesve dhe normaliteti cilesi keto qe nuk i erresuan disa incidente sporadike. Testi kryesor qe do ta ndaje Shqiperine nga historia e deritanishme e zgjedhjeve te kontestuara dhe do te deshmoje per ecurine e saj demokratike pritet te jete pranimi i rezultatit nga pala humbese mesazh ky i dhene paleve nga BE dhe faktori nderkombetar.

Me nje pjesemarrje prej 509 te votuesve ne mbare vendin eshte mbyllur mbreme procesi i votimit per zgjedhjet lokale. Kryeministri Berisha e vleresoi kete proces dinjitoz te drejte dhe te ndershem dhe garantoi zbatimin e ligjit ne procesin e numerimit. Ligji shqiptar i numerimt te votave dhe perdorim i teknologjise me te perparuar te instaluar ne cdo qender votimi jep shansin per numerimin me te sakte te deritanishem tha Beris

Vleresim dhe kritika ndaj procesit te votimit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje automjet me postera elektorale ne Tirane

Por procesi i votimit eshte perceptuar pothuaj ne menyra te kunderta nga Lulzim Basha dhe Edi Rama dy kandidatet rivale per te kryesuar bashkine e Tiranes me te rendesishmen dhe me te madhen ne Shqiperi.

Kandidati i koalicionit qeverises Aleanca per qytetarin Lulzim Basha ne nje deklarate ne oret e para te mengjesit te sotem e vleresoi procesin e votimit per atmosferen e qete te respektit reciprok dhe te qytetarise.

Edhe Edi Rama rivali i tij lideri i opozites dhe kandidat i koalicionit opozitar Aleanca per te ardhmen qe kandidoi dje per mandatin e tij te katert ne krye te bashkise se kryeqytetit ne nje deklarate ne oret e para te mengjesit te sotem e vleresoi procesin e djeshem te votimit si me te mirin e deritanishem ne ekran por te demtuar sipas tij nga dhuna e qeverise. Keto ishin zgjedhjet me te mira ne ekran por me te shemtuarat ne realitetin e njerezve te zakonshem. Ndaj tyre eshte ushtruar presion kercenime dhe jane bere perpjekje per te ushtruar te gjithe trysnine e shtetit. Procesi i deritanishem zgjedhor ka ofruar shembuj spektakolare te mosperputhjes me standartet nderkombetare tha ne oret e para te dites se sotme Edi Rama..

Pranimi i rezultatit nje tregues thelbesor i standarteve nderkombetare

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›