KQZ Zgjedhje normale megjithe disa incidente kryesisht me natyre teknike

Sipas kryetarit te KQZ-se Arben Ristani te gjitha ankesat qe kane mberritur jane shume here me pak se votimet lokale te vitit 2007 dhe ato parlamentare te vitit 2009. Ato kane ndodhur ne 0.1 perqind te vendvotimeve. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne te gjithe Shqiperine nuk u arriten te hapen te pakten 8 qendra votimi si pasoje e vonesave ne marrjen e materialeve zgjedhore per mosrakordim te punes mes komisionereveper zhvendsojen e qendres se votimit ne nje mjedis te ri etj. Ne te gjithe vendin jane ne dispozicion rreth 5 mije qendra votimi.
Nder incidentet qe jane raportuar ne KQZ eshte dhunimi i nje ekipi televizv ne Tirane ku nje operatori ju sekuestrua per disa ore kamera nga aktiviste partiake. Gjithashtu dy votuesve ju konstatuan karta identeti fallco dhe ka patur ankesa per cilesine e bojes se sigurise. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri Sali Berisha duke votuar Per disa komisionere qe jane larguar nga qendrat e votimit eshte bere zevendesimi sipas ligjit me te tjere. Ka pasur raportime nga selite e partive per ushtrim te dhunes mbi qytetaret apo prani njerezish te pautorizuar.
Votimi mbyllet ne oren 19.00 dhe pastaj te gjitha materialet zgjedhore shperngulen per qendrat e numerimit te votave qe pritet te filloje rreth ores 22.00.
Procesi zgjedhor lokal ne Shqiperi po vezhgohet nga nje numer i madh perfaqesuesish te komunitetit nderkombetar
Drejtori i Pergjithshem i ODIHR-it Zyra per Institucione Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut e OSBE-se Janes Lenarcic eshte vete prezent ne Shqiperi ne krye te misionit me te madh te vezhguesve te huaj. Lenarcic i pershkroi votimet lokale te kesaj te diele si te rendesishme sic tha ai edhe per ambiciet e vendit dhe avancimin demokratik te tij. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Pas nje takimi me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto drejtori i pergjithshem i ODIHR-it tha se vezhguesit e organizates do te monitorojne jo vetem votimin por dhe numerin e votive dhe deri ne nxjerrjen e rezultateve. Qellimi i ketij vleresimi nuk eshte qe te jape nje gjykim por te jape nje vleresim objektiv te procesit si dhe te punohet me rekomandimet e misionit ne te ardhmen ne menyre qe procesi elektoral ne kete vend te permiresohet akoma me tej.
Shefi i delegacionit te Parlamentit Europian Eduard Kukan i cili ka preferuar qe te levize ne disa qendra votimi dhe ne ambjentet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve tha se sipas tij ne kete process rendesi ka qe te gjithe politikanet komisioneret te merren me mbarevajtjen e ketyre zgjedhjeve. Sepse populli shqiptar meriton nje te ardhme te mire.
Autor Arben Muka
Redaktor Pandeli Pani