E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetë mjekë të rinj i bashkohen stafit të Spitalit Universitar të Traumës

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Spitalet publike dhe ato rajonale në vend po përforcohen me ekipe mjekësh dhe infermierësh të rinj, duke sjellë energjinë që i bashkohet profesionalizmit të stafeve ekzistuese.

Përfshirja e mjekëve dhe infermierëve të rinj vjen si një eksperiencë praktike që u krijon atyre kontakt të drejtpërdrejtë me problematikat e pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se tetë profesionistë të rinj u janë bashkuar stafit të Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.

Me rihapjen në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.

Përgjatë viteve të fundit MShMS ka zbatuar një mekanizëm transparent dhe meritokratik të portalit “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” për punësimin e mjekëve dhe infermierëve.

Punësimi i mjekëve dhe infermierëve të rinj plotëson nevojat në specialitete të ndryshme në spitalet rajonale dhe bashkiake.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›