E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetë të vdekur dhe disa të zhdukur në Emilia-Romagna, moti i keq mbyll dhe shkollat në Bolonja

Tetë të vdekur dhe disa të zhdukur raportohen në rajonet italiane të goditura nga moti i keq. Emilia-Romagna është zona me prekur nga përmbytjet dhe vërshimet e lumenjve, por edhe rajoni i Bolonjas ka mbyllur shkollat dhe çerdhet deri më 18 Maj.

Janë të paktën 14 lumenj që kanë vërshuar në qendrat e mëdha të banuara si Cesena, Forlì dhe Faenza. Në Castel Bolognese, kryebashkiaku ka dhënë alarmin sepse qyteti është pa energji elektrike dhe ushqime. Linjat janë praktikisht të bllokuara: nga hekurudhat te autostrada dhe rrugët rajonale.

Gjithashtu nesër, e enjte 18 maj në Bolonja, do të mbyllen të gjitha shkollat e të gjitha niveleve: çerdhe, kopshte, shkolla fillore dhe të mesme. Këtë e ka bërë të ditur bashkia. Në fakt, mbrojtja civile rajonale ka lëshuar sot alarmin e ri të kuq për vërshime lumenjsh dhe përrenjsh gjatë gjithë ditës së nesërme.

Mediat vendase raportojnë se fatmirësisht vala e motit të keq duket se po qetësohet: nuk bie shi nga ora 13:30. Përpjekjet për ndihmë do të vazhdojnë, më pas do të fillojë numërimi i dëmeve: “Ky është një tërmet i ri për ne”, tha presidenti i rajonit Stefano Bonaccini.

“Mendimet tona shkojnë për 8 viktimat dhe disa të zhdukur. Të gjitha ngushëllimet shkojnë për ta dhe familjet e tyre”. Kështu deklaroi presidenti i rajonit Emilia-Romagna, Stefano Bonaccin. Ai shtoi se ka “shumë të evakuuar”, përfshirë 3 mijë në Bolonjë, 5 mijë në Faenza dhe 5 mijë në zonën e Ravenës, por numri është i destinuar të rritet.

“Janë 24 bashki të përmbytura, të gjithë lumenjtë e Emilia Romagna fatkeqësisht kanë regjistruar fryrje dhe kanë dobësuar argjinaturat duke shkaktuar përmbytje. Mesatarja e ujit të shiut është 200 mm në 36 orë, por në disa zona ka arritur në 500 mm. Po të kesh parasysh se në një vit reshjet në atë rajon janë 1000 milimetra, do të kuptosh fuqinë që kanë marrë reshjet në 36 orët e fundit”. Kështu ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci, lidhur me situatën e keqe të motit në Emilia Romagna.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›