Tetë të vrarë në rajonin e Kaukazit

Pesë militantë të dyshuar dhe dy zyrtarë te policise janë vrarë gjatë përleshjes së armatosur në rajonin e Kaukazit.
Përplasja e sotme erdhi pas dy shpërthimeve të mbrëmshme në Dagestan, nga të cilat humbën jetën dy policë dhe u plagosën mbi 20 të tjerë.
Dagestani është pjesë e rajonit të trazuar të Kaukazit Verior në Federatën Ruse.