Prishtinë, protestë kundër getoizimit të Kosovës

Disa dhjetëra përfaqësues të organizatave joqeveritare, të bashkuara në "Koalicionin për Demokraci", kanë protestuar në qendër të Prishtinës nën moton "Kundër getoizimit të Kosovës".
Kryetari i këtij koalicioni, Sejdi Demiri, tha se protesta bën thirrje kundër bllokadës ekonomike të Kosovës si dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.
Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet: "Ne jemi Evropë", "Evropa nuk mund të na diskriminojë", "Duam liri të lëvizjes" dhe "Kosova është Evropë".
Protesta ka kaluar në mënyrë paqësore ndërsa për sigurinë janë kujdesur forcat e Policisë së Kosovës.