E Diel, 1 Nëntor 2026

SLS, padi kundër Rada Trajkoviçit

Partia Liberale Serbe (SLS) ka vendosur të ngrejë padi kundër Rada Trajkoviçit. Sipas mediave kosovare padia do të bëhet me akuzën  për shpifje dhe akuza të rreme kundër SLS-së.

Në një komunikatë për shtyp, Dalibor Jevtiç, drejtor ekzekutiv i kësaj partie, theksoi se edhe pas fushatës zgjedhore, zonja Trajkoviç ka vazhduar ta akuzojë SLS-në.

Trajkoviç, e cila përfaqëson Listën Unike Serbe, nuk e ka komentuar padinë e mundshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›