Kosova mikpritese e simpoziumit “Edikti i Milanos – Kostandini i Madh”
Ne Prishtine po zhvillohet simpoziumi tre ditor “Edikti i Milanos- Kostandini i Madh”, i organizuar nga Ipeshkvia e Kosoves, Instituti i Historise, Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtines “Hasan Prishtina” dhe Instituti i Arkeologjise. Ky simpozium eshte organizuar me rastin e 1700-vjetorit te Ediktit te Milanos, nje dokument i leshuar nga Kostandini i Madh, i cili sundoi pjesen perendimore te Perandorise Romake, dhe Licinius, i cili sundoi Ballkanin. Ky dokument shenoi vendimin e Perandorise Romake per te mbeshtetur lirine fetare per te gjithe, duke i dhene fund keshtu persekutimit te te krishtereve. Dita e dyte e simpoziumit u hap nga ministri i Puneve te Jashtme i Kosoves, Enver Hoxhaj, i cili foli per figuren dhe rolin e Kostandinit te Madh, autor i Ediktit te Milanos, si akti themelor i qyteterimit perendimor. Do te ligjerojne ne kete simpozium gjithashtu historiane dhe eksperte te shquar nga Italia, Kroacia, Shqiperia dhe Franca mbi nje varg temash, duke perfshire rendesine historike te Ediktit te Milanos dhe personalitetin, arritjet dhe trashegimine e Kostandinit te Madh. Simpoziumi mbyllet sot me 5 shtator me nje vizite ne qytetin antik romak te Ulpianes dhe me nje meshe si dhe me inaugurimin e Katedrales e se Lumes Nene Tereza ne Prishtine, me rastin e 10-vjetorit te lumturimit te Nene Terezes. E vecanta e kesaj ngjarjeje eshte harta Tabula Militaris Itineraria, e njohur edhe si Tabula Picta, ne te cilen shfaqen rruget e vjetra ne Perandorine Romake ne shekullin e IV-te. Ekspozita ne Biblioteken Kombetare ne Prishtine, eshte e hapur nga 3 deri me 7 shtator. Don Lush Gjergji, famullitari i pergjithshem i Ipeshkvise se Kosoves, tha se, “kjo ‘harte’ dhe paraqitje shume specifike dhe tejet e rralle ne hartografine e botes, shenon rruget e ndryshme ne Perandorine Romake me tre qendrat e njohura dhe te famshme te kohes se lashte: Roma, Kostandinopoja dhe Antiokia. Ne kete hartografi shenohet faza e kalimit nga paganizmi ne krishterim, pas Ediktit te Kostandinit (viti 313), dhe eshte shtypur per here te pare me 1793 ne dymbedhjete faqe dhe ne gjatesi 8 metra, si dokument i rralle i asaj periudhe historike eshte shume i cmuar edhe per boten tone iliro – shqiptare”. Simpoziumi i mbeshtetur nga Ministria e Jashtme e Republikes se Kosoves dhe u zhvillua nga 3 deri me 5 shtator, duke filluar me ekspoziten e hartave historike qe ofron nje pasqyre te kartografise se vjeter, e cila lidhet me Kostantinin dhe Ediktin e Milanos. Ekspozita eshte hapur nga zv/ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Kosoves, Petrit Selimi.