Tete vjet nga lumturimi i Nene Terezes

Paraditen e 19 tetorit 2003, një pëlhurë me fytyrën e Gonxhe Bojaxhiut, u zbulua poshtë ballkonit papal në Sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit. Papa Gjon Pali i Dytë sapo kishte shpallur lumturimin e Nënë Terezës, humanistes shqiptare që jetën e saj ia kishte dedikuar të sëmurëve e skamnorëve kudo në botë. Ky 19 tetor shënon 8-vjetorin e lumturimit të humanistes, ndërsa në Shqipëri tashmë kjo ditë është shndërruar në një festë kombëtare.
E veshur gjithnjë me mantelin e bardhë, me shirita blu të urdhërit të Misionareve të Bamirësisë, që ajo kishte ngritur vetë në vitin 1950, Nënë Tereza kishte zakon të thoshte se vepra e jetës së saj nuk ishte veçse “një pikë lehtësimi në një oqean vuajtjesh, por nëse kjo pikë nuk ekzistonte, ajo do t'i mungonte detit”.
Në vitin 1979, Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqe, duke u shpërblyer kështu për punën në favor të të varfërve dhe të atyre që ishin duke dhënë shpirt. Në ato çaste ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Shqipërinë e vizitoi për herë të parë në vitin 1989, ndërsa në vizitën e dytë në vitin 1991, ajo hapi qendrën “Misionaret e Bamirësisë” në Tiranë. Në vitin 1994 ajo u nderua nga shteti shqiptar me Medaljen e Artë të Kombit.
Gonxhe Bojaxhi ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në moshën 87 vjeç, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Ajo prehet në selinë e Urdhërit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkutë. Në vitin 1997, pak para se të ndahej nga jeta, Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës.
Taulanta Boja