Ndryshimet kushtetuese Xhafa Pakti kusht per imunitetin
Opozita jep votën për heqjen imunitetin, por në ndryshimet e kushtetutës, duhet të përfshihen edhe gjithë çështjet e tjera që kanë kërkuar prej 1 viti socialistët. Një ditë më parë ekspertët evropianë kërkuan ndryshime kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Por sekretari ligjor i PS-së, Fatmir Xhafa thotë se vetëm për këtë çështje, nevojitet ndërhyrje në disa nene të Ligjit Themeltar. Për këtë arsye, një komision i posaçëm me ekspertizën ndërkombëtare - i kërkuar dhe në paktin e Ramës - duhet të fusë duart një herë e mirë në Kushtetutë.
“Ngritjen e një komisioni ad-hoc që të shqyrtojë çështjen e imuniteteve në veçanti dhe reformën kushtetuese në tërësi duke bërë një proces publik, transparent që të mos jetë i ngjashëm me procesin e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Ndryshimet e kushtetutës janë të detyrueshme së pari për vetë çështjen e imuniteteve për të prekur jo një nen, por disa për shkak të vetë natyrën e ndryshimeve”- tha Xhafa.
Ekspertët e Projektit të BE-së kundër Korrupsionit propozuan edhe rritjen e numrit të votave për të hequr kushtetutshmërisht imunitetin, nga 84 në 93.
“Edhe 3/5 edhe 2/3 mund të bëhen vetëm me vullnetin e opozitës dhe opozita u shpreh qartë. Është e gatshme të marrë pjesë në një proces të tillë. Ne propozojmë duke u ulur në tavolinë. Duke u ulur në tavolinë diskutohet, negociohet dhe vendoset”- tha Xhafa.
Ndërhyrja e fundit në ligjin themeltar të shetit u bë në 21 prill të 2008-s. Përvec sistemit zgjedhor në të u ndryshuan dhe disa kompetenca të Presidentit dhe Kryeministrit.
Elona Gjylmi