E Diel, 1 Nëntor 2026

Frenohen gjermanet. M. City mund Villareal

Ecuria rekord e Bajenit të Mynihut merr fund të Napoli, ku gjermanet janë ndalur në barazimin 1-1 në ndeshjen e tretë të grupit A në Ligën e Kampioneve. Në një stadium të tejmbushur Bajerni do të vendoste menjehërë qetësinë, pasi Kros do të kalonte bavarezët në avantazh që në minutën e dytë. Gjithsesi, skuadra e Heinkens i bën keq vetes. 

Badshtuber do të ndëshkonte Bajerni me një autogol, ndërsa në pjesën e dytë Gomes do të gabonte nga pika e penalltisë. Pikë e rëndësishme për Napolin, që ruan vendin e dytë në grup, duke lënë as Manchester City, i cili ka regjistuar fitoren e parë duke mundur 2-1 Villareal. Anglezët kanë përmbysur avantazhin e shpejtë të spanjollëve me Cani. Autogoli i Marchenës në pjesën e parë ka barazuar rezultatin, ndërsa suksesi i skuadrës së Mancinit do të vulosej nga Aguero në limitet e kohës së rregullt.

Në grupin B, Inter është ringjallur falë Pazinit, i cili ka shënuar golin e fitores minimale të zikaltërve në fushën e Lille. Triumfon edhe CSKA e Moskës që ka mundur 3-0 Trabzonspor. Të pafuqishëm turqit, që janë ndëshkuar me dy golat e Doumbia dhe një që mban firmën e Kauna. Në grupin C, Benfika konfirmon veten si kryesuese, duke fituar 2-0 në fushën e Bazel. Sezar dhe Cardozo I kanë dhuruar suksesin portugezëve që ruajnë vendin e parë me dy pikë më shumë se Manchester United.

Ky i fundit ka mundur 2-0 rumunët e Otelul Galati falë dy 11-metërshave të kthyer në gol nga Ëayney Rooney. Asnjë problem për Realin e Madridit që ka shkatërruar 4-0 Olimpikun e Lionit. Benzema, Ghedira, Ozil dhe Sergio Ramos kanë firmosur triumfin e skuadrës së Mourinhos që vazhdon e qetë rrugën drejt kualfikimit të raundin tjetër. Sheh përpara edhe Ajaksi i Amsterdamit që me golat e Boerrigter dhe Eriksen ka fituar 0-2 në fushën e Dinamos së Zagrebit, duke u ngjitur në kuotën e katër pikëve në grupin D.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›