E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta Kurti drejt fustanit të bardhë

Prej muajsh, lajmet e personazheve VIP në Shqipëri i janë referuar lindjeve të bebeve të nënës VIP. Dhe ja më në fund një dasmë. Pikërisht këngëtarja Teuta Kurti, e cila është fejuar prej disa kohësh me Dardanin, ka vendosur që në muajin shtator të vërë kurorë. Teuta është shprehur se ceremonia e saj martesore do të jetë modeste dhe me pak të ftuar. Këngëtarja së fundi u paraqit në “Top Fest 8” me këngën “Perëndo pa lindur”, një këngë që u vlerësua dhe të cilës artistja aktualisht i ka bashkangjitur edhe një klip, I cili është komentuar pozitivisht. Përsa i përket jetës së saj profesionale vitin e fundit, Teuta ka qenë mjaft prezente në Tiranë, jo vetëm me pjesëmarrjet e saj në festivale (Kënga Magjike dhe Top Fest) por edhe si e ftuar në ambiente të ndryshme muzikore, ku bëhet muzikë ‘live’. Ajo që ka rënë gjithmonë në sy është fakti se ajo gjithmonë ka qenë e shoqëruar nga i fejuari i saj, dhe nuk ka nguar edhe të pozojë para fotografëve së bashku me të.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›