E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta Topi në Korçë, fushatë kundër tumoreve

Ndërgjegjësimi i grave për rëndësinë e kontrolleve periodike shëndetësore ka qenë qëllimi i vizitës së zonjës së parë Teuta Topi në qytetin e Korçës e pikërisht në qendrën e Kujdesit Paliativ Meri Poter e cila  trajton pacientet me sëmundje kanceroze. Zonja Topi ka shprehur gjithashtu shqetësimin e saj për numrin në rritje të të prekurve nga kanceri duke

kërkuar më shumë përkujdesje dhe punë për imponimin e kulturës shëndetësore. "Ndihem shumë e trishtuar kur dëgjoj që numri i këtyre të sëmurëve është vazhdimisht në rritje. Kam përshtypjen që ritmi në rritje i sëmundjes ka të bëjë shumë me ndërgjegjësimin tonë, sepse kam përshtypjen që ne e lemë shumë pas dore", tha Teuta Topi, Zonja e parë. Korça renditet në qytetet me numrin më të lartë të vdekshmërisë të grave nga kanceri i gjirit dhe në takimin me gratë intelektuale të qytetit të Korçës zonja Topi ka kërkuar prej tyre të punojnë për sensibilizimin e vajzave dhe nënave për parandalimin e kancerit te gjirit.

Last Updated on E Shtune, 26 Qershor 2010 19:51

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›