Von Sydow: Vendet e Ballkanit, me përjashtim Kosovën, kanë perspektivë evropiane
të investitorëve të huaj. Bjorn von Sydow, ka paraqitur një raport në Asamblenë Parlamentare të KE, dy ditë më parë, duke mbajtur një qëndrim neutral ndaj statusit të saj, pavarësisht 69 njohjeve nga vendet anëtarë të OKB. Ai tha se i referohet Kosovës sipas Rezolutës 1244 të KS, të OKB. Unë do të thosha se të gjitha vendet, me përjashtim të Kosovës, kanë një perspektivë të qartë evropiane. Kur bëhet fjalë për Kosovën unë nuk do të jap një përgjigje rreth çështjes së statusit. Por mund të them se raporti im, rekomandimi im për qeveritë, të gjitha mbështeten në standardet për kosovarët, qofshin shumica ose komunitetet e ndryshme pakicë, që të arrijnë dhe të vazhdojnë të jetojnë në standardet e nivelit evropian. Në këtë kuptim, përfundimisht ka një perspektivë evropiane edhe në raportin tim, u shpreh ai. Duke u ndaluar konkretisht tek standardet, ai theksoi se të ardhurat mesatare në Kosovë janë shumë të ulëta. Në realitet ka një zhvillim të ulët ekonomik në raport me atë që e kanë shumë vende në Evropë dhe kjo i referohet tregut, me para të pastra dhe pa korrupsion. Prandaj me qëllim të arritjes së një rritjeje të qëndrueshme ekonomike dhe nga kjo një produkt social që mund të shpërndahet në një mënyrë të drejtë tek të gjithë qytetarët, nevojiten vendime politike dhe një nga objektivat më të rëndësishme është modernizimi, efektshmëria dhe një sistem i pakorruptuar juridik, gjyqësor dhe i rendit e ligjit. Ashtu siç paraqiten gjërat tani, është shumë e vështirë që të ofrohen investitorët privatë dhe të tregojnë vëmendje për Kosovën. Mendoj se kjo ka të bëjë me investitorët ndërkombëtarë dhe ata kombëtarë. Kjo për faktin se ata nuk i besojnë këtij standardi aktual në sistemin e drejtësisë, vlerësoi, Sydow për të shtuar se nuk mund të funksionojë ekonomia e tregut pa një sistem të drejtësisë të pavarur dhe efektiv.
Marrëdhëniet Prishtinë-Beograd
Në raportin e tij, europarlamentari i është referuar edhe nevojës së marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit, të cilën e vlerëson si të dëshirë të të gjithë atyre që i kushtojnë rëndësi Kosovës. Unë nuk e kam ngritur në mënyrë fondamentale këtë çështje që po e ngrini ju. Por në disa pjesë unë përfundimisht bëjë thirrje, p.sh bëjë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë mes autoriteteve në Kosovë dhe atyre në Beograd rreth çështjes së pronave. Problemi më i madh është humbja e pronave të atyre njerëzve që kanë ikur ose kanë lëshuar Kosovën. Duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë mes arkivave dhe agjencive në Beograd dhe në Prishtinë. Në këtë mes EULEX dhe UNHCR mund të jenë ndërmjetës por një besim i mirë i ndërsjellë, ndërmjet Prishtinës e Beogradit, mund të lehtësojë kthimin ose në raste të pazgjidhshme, një kompensim ekonomik për ata që kanë humbur pronat dhe kjo në përputhje me zhvillimet në Evropë në 10 ose 12 vjetët e fundit, u shpreh ai, duke e konsideruar këtë pikë kryesore në të cilën ai insiston. Sydow thekson se i referohet nocionit të Kosovës ashtu siç e njeh Rezoluta e OKB, duke shtuar se këtë e ka në raportin e tij ku çdo nocion që i referohet Kosovës është në përputhje me Rezolutën e OKB, me të cilën veprojnë të gjitha pranitë ndërkombëtare.
Daul: Kosova është pjesë e diskutimeve në BE
Kryetari i grupit të Partive Popullore në Parlamentin Evropian, Joseph Daul ka thënë se Parlamenti Evropian i inkurajon vendet e BE që ta njohin Kosovën, pasi e konsideron rajonin e Ballkanit si një të tërë, që nuk mund ta ndash në Shqipëri, ish Republikë Federative të Maqedonisë, Mal të Zi, Serbi, apo Kosovë. I pyetur nëse mosnjohja e Kosovës nga disa vende të Bashkimit Evropian po ndikon në progresin e Kosovës drejt integrimit evropian, Daul ka thënë se Parlamenti Evropian i inkurajon që ta njohin pasi e konsideron rajonin e Ballkanit si një të tërë, që nuk mund ta ndash në Shqipëri, ish Republikë Federative të Maqedonisë, Mal të Zi, Serbi, apo Kosovë. Pikëpamja jonë është që këto vende duhen ndihmuar të jenë më të stabilizuara dhe me demokraci më të konsoliduar. Pikërisht kjo do të ndihmojë vendet e Ballkanit të bëjnë progres në drejtimin e duhur. Por vlerësimi i progresit të tyre do të jetë në mënyrë strikte në bazë të meritave individuale. Dhe kjo do të bëhet në mënyrë objektive dhe të paanshme. Pastaj është në dorë të secilit vend të vendosë për shpejtësinë e integrimit në BE. Kosova është pjesë e diskutimeve dhe negociatave, ka thënë ai. Kreu i grupimit më të madh politik në Parlamentin Evropian, po ashtu ka theksuar se, ëndrra e tij është që në Ballkan të ketë një demokraci më funksionale, një stabilitet më të madh. Dhe padyshim ëndërroj zbatimin e ligjit. Zhvillimet në këtë drejtim do të jenë në të mirën e Evropës dhe qytetarëve të Ballkanit, është shprehur Daul.