E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta dhe Elbasanigati per emocionene Niko Dovana

TIRANEuml- Dita e shtune ofron perballjen interesante per javen e 8-te te Superliges ku Teuta e Durresit do te prese ne Niko Dovana ekipin verdheblu te Elbasanit.

Durrsaket pas nisjes jo te mire qe i bene kamponatit duket se tashme nen drejtimin e trajnerit shkodran Edi Martini kane gjetur stabilitetin ne fushen e lojes dhe po marrin rezultatet e para pozitive.

Kete gje e tregon me se miri edhe barazimi 0-0 nje jave me pare ne transferten e veshtire shkodrane ne Loro Borici ndaj Vllaznise.

Durrsaket aktualisht renditen ne vendin e 6-te ne Superlige ne kuoten e 9 pikeve po aq sa

Tirana dhe Elbasani te cilin do te duhet ta perballojne neser.

Ne ndeshjen e neserme qe do te luhet ne oren 1430 Elbasanit do ti rikthehen mbrojtesit Ramazani dhe Mehmetaj te pezulluar per shkak kartonash ne ndeshjen ndaj Beses ku Elbasani barazoi ne minuten e fundit fale golit te sulmuesit Sadiku.

Por kete here trajneri Alimehmeti duhet te beje llogarite me formacionin verdheblu pa patur nje tjeter lojtar te rendesishem Mensur Idrizin mesfushori i krahut te djathte i cili do te vuaje kete mosaktivizim per shkak kartonash.

Ndeshjet mes Teutes dhe Elbasanit kane dhuruar gjithnje emocione ne stadiumin Niko Dovana te Durresit ndaj dhe kete here do te synohet marrja e 3 pikeve nga te dyja skuadrat.

- Ndeshjet e javes se 8-te te Kategorise Superiore

Te shtunen
Shkumbini-Vllaznia 13.15
Teuta-Elbasani 14.30

Te dielen
Flamurtari-Laci 13.15
Dinamo-Bylis 14.30
Skenderbeu-Kastrioti 17.30

Te henen
Besa-Tirana 14.30

- Renditja e Kategorise Superiore ne javen e 7-te

Dinamo 16
Flamurtari 13
Skenderbeu 13
Vllaznia 11
Laci 10
Teuta 9
Elbasani 9
Tirana 9
Shkumbini 8
Kastrioti 7
Bylis 4
Besa 4.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›