E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta dhe Eno Koco zbulojne simfonine e katert te Gustav Mahler

Sopranoja Teuta Koco rikthehet pas tre vitesh në Tiranë. E shoqëruar nga i ati dirigjenti i njohur Eno Koco do të sjellin për publikun premierë absolute simfonin e katërt të kompozitorit austriak Gustav Mahler.

Artistja na e specifikon si një ndër veprat më të dashura të kompozitorit. Asgjë në këtë pjesë nuk është ashtu sic duket na shpjegon sopranoja

Koco na zbulon edhe arsyen e ardhjes në Tiranë, si dhe pse është përzgjedhur të luhet nga orkestra kjo pjese e panjohur më parë.

Emri i sopranos së famshme shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Londër është pjesë e axhendave koncertore në skenat më prestigjoze botërore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›