Komisioni Europian pershendet miratimin e tre ligjeve te integrimit

Komisioni Europian mirëpriti miratimin e 3 ligjeve te integrimit nga parlamenti shqiptar. Zedhenesi i KE, Peter Stano ne nje interviste per “ABC News” e cilesoi kete votim te parlamentit një hap te rëndësishëm përpara për rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian
Kuvendi i Shqipërisë ka aprovuar tre ligjet e nevojshme për Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Cili është reagimi i Komisionit Europian? Komisioneri Fyle mirëpret aprovimin e tre kushteve me konsensus në Parlamentin e Shqipërisë. Ne presim tani hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve. Vendimi i sotëm është një hap i rëndësishëm përparara për rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe njëkohësisht është në favor të interesit të të gjithë qytetarëve shqipëtarë. Por komisioneri Füle deklaroi, se ka nevojë për ruajtjen e konsensusit ndërpartiak edhe për aprovimin e ligjeve të tjera për të çuar përpara agjendën e integrimit. Po a s’është tepër vonë tani për të marrë statusin e kandidatit me përmbushjen e këtyre 3 kushteve. Afatet janë djegur dhe pak javë para zgjedhjeve, shtete anëtare janë shumë të interesuara se si do të zhvillohet procesi zgjedhor në Shqipëri apo jo? Ju iu referuat zgjedhjeve të përgjithshme. Mund t’iu rikujtoj konkluzionet e dhjetorit, ku shtetet anëtare thonë, se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri janë test kyç për vendin për testimin e funksionimit të institucioneve demokratike në Shqipëri
Ju po flisni për rëndësinë e vazhdimësisë së konsensusit ndërpartiak. Por a nuk është aprovimi i sotëm një shenjë se si funksionon klasa politike. Kur s’duan të votojnë, s’duan dhe kur duan duan? Unë ia le interpretimin të tjerëve. Komisioni Europian dëshiron që të ndihmojë Shqipërinë që ajo të ecë përpara në rrugën e integrimit, të përcaktojë kushtet dhe të ndjekë përmbushjen e tyre. Aprovimi i tre kushteve së bashku me rezultatet e krimit të organizuar dhe korrupsionit do jenë shumë të rëndësishme për vendet anëtare kur të vendosin për ti akorduar statusin e kandidatit Shqipërisë. Qytetarët shqiptarë duan që vendi të ecë përpara dhe ata meritojnë progres. Për të ecur përpara, nevojitet konsensusi ndërpartiak për procesin e integrimi. Kjo është në interes të qytetarëve.