E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta fiton 2-1 me Skraparin

TEUTA - Teuta fitoi 2-1 miqësoren me Skraparin të zhvilluar ditën e diel. Shpëtim Babaj i ardhur nga Elbasani te Teuta gjatë merkatos dimërore është larguar për t'u provuar te një klub i huaj. Për durrsakët shënuan Vilfor Hysa dhe Vangjel Mile. TLabinot Haliti po kryen stërvitje individuale, ndërkohë që Vila është në rikuperim e sipër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›