E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa, “trofe” dhe pikëpyetje në merkato

BESA Skuadra kavajase morri "trofeun" e parë për vitin 2008, kur fitoi triangolaren me Partizanin e Shkumbinin. Me të kuqtë e Likës, trajneri Starova barazoi 0-0, mdërsa me Shkumbinin, kavajasit fituan 1-0 (gol i Romeo Hamzaj). Partizani nga ana e tij barazoi 1-1 në miqësoren me Shkumbinin në Ulqin të Malit të Zi. Golat u shënuan nga Enco Malindi (Partizani) dhe Roland Dervishi (Shkumbini). Dyshja e huaj: Endene Elokan dhe Herby Fortunat, ende nuk janë paraqitur në kampin kavajas. Sulmuesi gjigant kroat Tomislav Stanic ende është në pikëpyetje. Te Besa priten dy kroatë të tjerë dhe një kongolez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›