Teuta fiton në transfertë përballë Laçit

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Teuta ka arritur një fitore të rëndësishme sot në transfertën e vështirë të Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të kategorisë Abissnet Superiore.
Djemtë e teknikut Edlir Tetova fituan me rezultatin 3-1, duke ndjekur kampionët e Egnatias në krye të renditjes.
Të dyja ekipet vinin me nga 4 pikë në përballjen e sotme me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës.
Pas një penalltie të humbur nga vendësit në minutën e 7-të, të parët që kaluan në avantazh ishin durrsakët falë Kallakut i cili u tregua nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas 3 minutash lojë, Votlai dyfishoi shifrat dhe teksa Laçi kishte mundësinë të shkurtonte diferencën, Bernardoni i priti penalltinë Bibos. Kështu u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, Bibo shkurtoi diferencat me një supergol dhe në fund ai që vulosi sfidën ishte Pedro në të 89-ën.
Me këtë fitore Teuta pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë ndërsa kurbinasit mbetet në vendin e tretë me 4 pikë.
Po sot në “Loro Boriçi”, në orën 18:30 luhet derbi Vllaznia-Partizani.