Teuta i bën gjëmën Vllaznisë, Tirana e paraTeuta bëri surprizën më të madhe të javës së fundit të fazës së dytë, duke shkatërruar 4-0 me Vllazninë e zbritur këtë të fundit në vendin e dytë.

Teuta bëri surprizën më të madhe të javës së fundit të fazës së dytë, duke shkatërruar 4-0 me Vllazninë e zbritur këtë të fundit në vendin e dytë.
Tirana nuk shkoi më shumë një barazim pa gola me Lushnjën, por gjithsesi është ajo që mbyll fazën e dytë në vendin e parë, duke fituar të drejtën që ndeshjen e fundit të kampionatit, atë kundër Vllaznisë ta luajë në kryeqytet.
Dinamo shpartalloi 5-1 Bylisin, ndërkohë që Shkumbini e Besa mposhtën 2-1 respektivisht Flamurtarin e Apoloninë. Partizani mundi 1-0 në “Ruzhdi Bizhuta” Elbasanin.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 22
01.03.2009
Teuta-Vllaznia 4-0
Shënues: Vila 26’, Mile 76’, Hysa 88’, Ahmeti 89’
Faza I: Vllaznia-Teuta 2-1
Lushnja-Tirana 0-0
Faza I: Tirana-Lushnja 1-0
Elbasani-Partizani 0-1
Shënues: /Bega 31’
Vrapi nuk shënoi nga pika e penalltisë ne te 92’
Faza I: Partizani-Elbasani 2-2
Besa-Apolonia 2-1
Shënues: Nana 84’, Fortunat 86’/ Hadjibulic 76’
Faza I: Apolonia-Besa 3-1
Shkumbini-Flamurtari 2-1
Faza I: Flamurtari-Shumbini 0-1
Deliovski 61’, Turdiu 76’/ Galica 42’
Dinamo-Bylis 5-1
Shënues: Plaku 6’, Sefa 49’, Bakaj 50’, Sefa 80’, Plaku 90’/ K.Dalipi 42’
Faza I: Bylis-Dinamo 1-0
E Diele, 01 Mars 2009