E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 19, fitojnë Skënderbeu dhe LaçiSkënderbeu vazhdoi i pandalshëm marshimin drejt rikthimit në Kategorinë Superiore. Skuadra korçare fitoi 3-1 me Burrelin. Turbina humbi 2-3 në shtëpi me Laçin, Gramozi i Ersekës fitoi 2-1 me Skraparin, Dajti

Skënderbeu vazhdoi i pandalshëm marshimin drejt rikthimit në Kategorinë Superiore. Skuadra korçare fitoi 3-1 me Burrelin, në ndeshjen e vlefshme me për javën e 19-të të Kategorisë së Parë. Golat për formacionin e Indrit Fortuzit u shënuan nga Cipi (12’), Gjoka (60’, autogol) dhe Shkëmbi (73’). Radaj (17’) shënoi për Burrelin. Skënderbeu kryeson me 43 pikë.

Turbina humbi 2-3 në shtëpi me Laçin, edhe pse e shënoi e para me anë të Begollit (7’), i cili realizoi edhë një tjetr gol në minutën e 76-të. Laçi i Edi Martinit iu kundërpërgjigj me anë të  Kastratit (59’), Shazivarit (69’) dhe Ivanajt (85’). Laçi vazhdon të jetë i dyti, me 39 pikë.

Gramozi i Ersekës fitoi 2-1 me Skraparin. Islami me dy golat e tij (58’ e 85’) ishte dhe njeriu i ndeshjesh. Kruja (22’) shënoi për Skraparin e drejtuar nga Edmond Dalipi.

Dajti mundi 2-0 Bilisht Sport, falë golave të realizuar nga Kryemadhi (61’) dhe Ceka (87’). Sula i Dajtit u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje të rëndë ndaj lojtarit të Bilishtit, Ofojem.

Sopoti i Librazhdit fitoi 2-1 me Besëlidhjen e Lezhës, falë dy golave të Hajdarit (47’ e 80’). Për Besëlidhjen e drejtuar ng Valentin Gjetja shënoi Toma (89’). Basriu i Sopotit dhe Malota i Besëlidhjes i ndëshkuan me kartonë të kuq.

Naftëtari u rikthyen te fitorja pas gati një viti në fushën e tyre, duke fituar thellësisht 4-0 kundër Adës. Rama (23’, p), Mitraj (48’, 84’) e Demo (86’) ishin dhe autorët e golave të kuçovarëve, që tashmë lanë në vendin e fundit Bilisht Sportin (15 pikë).

Turbina e Kastrioti deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes në para përfundimit të dy minutave shtesë ishin 1-1. Ahi (15’) shënoi për pukjanët dhe Prela (89’) për krutanët.

KATEGORIA E PARË
JAVA 19

Të shtunën, 28.02.2009

Naftëtari-Ada 4-0
Sopoti-Besëlidhja 2-1
Gramozi-Skrapari 2-1
Dajti-Bilisht Sport 2-0
Turbina-Laçi 2-3
Skënderbeu-Burreli 3-1
Tërbuni-Kastrioti 1-1
Të dielën, /01.03.2009

Pogradeci-Luftëtari

RENDITJA PAS JAVES 19
    
1.    Skenderbeu     43
2.    Laci     39
3.    Kastrioti     35
4.    Gramozi     34
5.    Burreli     29
6.    Dajti     29
7.    Terbuni     27
8.    Luftetari     26
9.    Turbina     24
10.    Skrapari     22
11.    Sopoti     22
12.    Beslidhja     21
13.    Ada     20
14.    Pogradeci     17
15.    Naftetari     16
16.    BilishtSport     15

E Diele, 01 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›