Teuta me optimizem. Sfide e rendesishme kunder Bylis

Barazimi në “Niko Dovana” me Flamurtarin i ka dhënë moral Teutës, por sfida me Bylis në Ballsh është më shumë se e rëndësishme. Durrsakët me një fitore kundër rivalëve direkt, do të kishin shumë siguri për mbijetesën, por në të kundërt situatë do të përmbysej frikshëm, me mallakastriotët që do t’i kalonin në renditje, pa përmendur që Besa luan kundër Elbasanit të vendit të fundit.
Kështu skuadra e Edi Martinit duhet të bëjë mirë llogaritë për pikë në Ballsh. Futbollistët durrsakë janë optimistë për një rezultat pozitiv, por në Ballsh çdo skuadër ka hasur vështirësi të mëdha, e aty ka dalë i mundur edhe Flamurtari kryesues. Presioni i mallakastriotëve brenda mureve të shtëpisë është gjithnjë asfiksues dhe pikërisht kësaj i tremben bregdetarët, një skuadër që është mësuar të luajë futboll të pastër dhe të hapur.
Gjithësesi performancat kundër dy kryesuesve Skënderbeut në Korçë ku janë mundur vetëm me një gol dhe Flamurtarit në Durrës, ku kanë dalë me një pikë, i kanë dhënë shpresa teknikut shkodran të Teutës për një rezultat optimal. Drejtuesit e Teutës kërkojnë suksesin në një transfertë që mund të vendosë gjithcka, e me rikthimin në formacion të Çotës, edhe ofensiva durrësake ka marrë peshë, ndërsa në kampin bregdetar premtojnë se askush nuk do të tërhiqet pas në një ndeshje që shpëton sezonin.