Integrimi ne BE Barroso ne Mal te Zi Vini ne jete reformat

Brukseli I bën thirrje zyrtarëve malazezë të zbatojnë reformat e nevojshme për integrimin në BE. Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso pohoi në Podgoricë ku ndodhej për një vizitë zyrtare se vendi ndodhet në fazën përfundimtare të procesit. Ai përshendeti angazhimin dhe përkushtimin që tregon kryeministri i ri Igor Llukshiq, por nënvizoi se Brukseli kërkon nga Podgorica rezultate konkrete dhe të prekshme.
"Kryesore tani është implementimi. Dëshirojmë të shohim rezultate konkrete në lëmin e pushtetit ligjor, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe forcimin e gjyqësorit të pavarur. Rezultatet janë dëshmia më e mirë e vullnetit politik" u shpreh Barroso.
Nga ana tjetër kryeminstri i Malit të Zi Igor Llukshiq deklaroi se pas 100 ditëve të qeverisjes së tij është i kënaqur me plotësimin e 7 kushteve të vendosura nga ana e Bashkimit Evropian për Malin e Zi për hapjen e negociatave për antaresim. Zyrtari i lartë evropian Jose Manuel Barroso, pati takime të ndara edhe me presidentin Filip Vujanoviq dhe kryetarin e Parlamentit Ranko Krivokapiq.