Rikthehet Vallja Shqiptare
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe valleve ka vendosur në rikthejë në skenë, vallen shqiptare. Këtë fundjavë koncerti mban titullin “Ritme popullore drejt pranverës” dhe i dedikohet koreografit Besim Jazexhiu. Ai ia ka kushtuar jetën krijimit të valleve duke vazhuar ende edhe sot, por thotë se duhen ndihmuar artitstët e rinj të cilët nuk krijojnë më folklor.
“Ky koncert është 90% i gjithi i ri, nga të gjitha drejtimet. Nga pikëpamja e artistëve është i gjithi premierë sepse gjysma e Ansamblit, sidomos në grupin e valleve janë të rinj. Kanë mabruar shumë në Ansambël për koreografi. Padyshim duhen stimuluar” tha Jazexhiu.
Programi i koncertit do të ngjisë në skenë edhe këngëtarët e njohur të Ansammblit. Pothuajse të gjitha krahinat e Shqipërisë do të përfaqësohen në koreografitë e valleve dhe këngët e repertorit.
Aurela Papadhima