Dinamo arrin të fitojë me elegancë përballë Apolonisë
Tiranë - Dinamo e drejtuar nga Shkëlqim Muça arriti të marrë fitoren e radhës, këtë herë përballë Apolonisë në javën e 23-të të Superligës. Kampionët fituan me rezultatin 3-1, duke mos e vënë për asnjë çast në diskutim fitoren. Ndeshja është shoqëruar me tension, pasi ekipet e kanë përfunduar lojën me nga 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Bakajt dhe Shoshit.
Golat u shënuan nga Sefa, Bakaj dhe Plaku për Dinamon, ndërsa për Apoloninë shënoi Haxhibuliç. Dinamo ngjitet në kuotën e 41 pikëve, 3 më pak se Tirana, dhe vetëm një më pak se Vllaznia. Apolonia mbetet në kuotën e 24 pikëve në vendin e dhjetë.