E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta prin Superligën/ Durrsakët mundin 2-0 Vorën në shtëpi, në javen e katërt

Teuta mori kreun e Superligës, të paktën në mënyrë të përkohshme pas fitores në javën e katërt ndaj Vorës.

Në stadiumin “Niko Dovana”, vendasit ia dolën me golat e shënuar në fundin e secilës pjesë të lojës. I pari në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, ndërsa i dyti me penallti nga Pedro në minutën e 95-të.

Vora protestoi që iu anulua nga VAR-i një penallti në pjesën e parë, por po ashtu protestoi për 11-metërshin e dhënë në fund për durrsakët.

Pas katër javësh kampionat, Teuta kryeson Superligën me 10 pikë. Dinamo ka 9 pikë, ndërsa Egnatia po 9, por me një ndeshje më pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›