E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkelqim Muca Sna mundi Teuta por arbitri Jemini

Trajneri i Skenderbeut i ka vene gjithe fajin e humbjes arbitrit Lorenc Jemini. Sipas tij skuadra sdo ta kishte humbur kete ndeshje ne rast se gjyqtari nuk do te ndikonte totalisht ne rezultat. Pas shenimit te golit iu afrova gjyqtarit Jemini dhe i thashe Bravo te qofte qe dhe faullin se ishte kunder. Megjithate ai mendoi te mos drejtoja ne pankina dhe te largohesha. Ai eshte zot i fushes dhe une iu binda vendimit te tij. U bene kater ndeshje me ne qe ai eshte zot i fushes. Me pas na anuloi nje gol dhe aty mori fund gjithcka. Une kete rast e kam pare ne tribune me eshte dukur gol i rregullt. Nje mori njerezish po e diskutonin aty qe topi eshte goditur me gju nga Jolic dhe goli trajtohet si i rregullt ka pohuar Muca. Trajneri ka nderhyre edhe tek kartoni i kuq i Bicit duke kritikuar sjelljen e lojtarit te tij. Nuk e kam pare kete moment. Po nese eshte vepruar vertet keshtu ai ka gabuar. Une i denoj te tilla veprime. Por dua te shtoj qe kartoni i pare i Jolic mund te shmangej ndersa te dytin Jemini e kishte gati. Per mua ai prishi lojen. Te dalin dy futbolliste me te kuqe nuk eshte pak perfundoi Muca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›