Teuta termet 6-ballesh ndaj Bylisit

Teuta e Edi Martinit shkaterroi 6-0 Bylisin e Nikola Ilievskit ne fitoren me te thelle te regjistruar ne 10 javet dhe 60 ndeshjet e para te ketij sezoni ne ndeshjen permbyllese te javes se 10-te te Kategorise Superiore.
Nje termet 6-ballesh i djemve te detit qe deshmon edhe njehere se investimi kursimtar i presidentit Edmond Hasanbelliu te djem te talentuar dhe me pasion ka rezultuar efikas.
Tenisi i golave te Teutes nisi me sulmuesin 19-vjecar Brunild Pepa ne minuten e 12-te per te perfunduar me 22-vjecarin Mirel Cota ne te 86.
Per ta bere edhe me tragjike humbjen e Bylisit te presidentit Besnik Kapllanaj dhe ish-trajnerit te Kombetares maqedonase Nikola Ilievski ndihmoi edhe autogoli i mbrojtesit Maringlen Shoshaj 16.
Trajneri i Teutes Edi Martini projektoi nje formacion teresisht ofensiv dhe lojtaret ja shperblyen me nje bollek golash. Furia durrsake drejt portes se mbrojtur nga i riu Stiv Frasheri nisi me Brunild Pepen 12 dhe 55 Arjan Sheten 21 dhe talentin tjeter Mirel Cota 76 dhe 86.
Brunild Pepa dhe Mirel Cota me dopjetat e tyre e cuan ne 11 numrin e lojtareve qe kane shenuar nga 2 gola ne takim nderkohe qe po ne javen e 10-te nje dygolesh shenoi edhe Vioresin Sinani i Vllaznise qe rezultuan me golat numer 200 dhe 201 te bomberit shkodran.
Mirel Cota u ngjit ne kuoten e 6 golave po aq sa Elis Bakaj i Dinamos Pero Pejicin e Tiranes dhe Daniel Xhafajn e Flamurtarit.
Eshte interesant nje fakt se Teuta qe kishte shenuar 6 gola ne 9 ndeshje realizoi 6 gola ne nje 90-minutesh te vetem.
Per Bylisin qe mberriti ne Superlige si kampione e Kategorise se Pare kjo humbje eshte nje tjeter goditje e rende pasi se bashku edhe Elbasanin te ardhur po nga Kategoria e Pare renditen ne dy vendet e fundit.
Ballshiotet e nisen sezonin me investime ne merkato por mesa duket as ish-trajneri Ilir Spahiu dhe as ai aktual Nikola Ilievski nuk po arrijne te marrin maksimumi nga lojtaret qe kane ne dispozicion.
Java e 10-te ishte edhe me prodhimtarja persa u perket golave dhe rezultateve te bujshme ku mund te te vecojme fitoren 4-0 te Flamurtarit me Skenderbeun fitoren 3-0 te Vllaznise me Elbasanin por dhe barazimin 3-3 te Dinamos me Lacin.
E vetmja ndeshje pa gola ishte Besa-Kastrioti qe rezultoi ne fund me vetelargimin e trajnerit te Beses Perparim Daiu.
Ne javen e fundit te fazes se pare Teuta do te luaje ne Kruje kunder Kastriotit ndersa Bylisi do te prese Shkumbinin. Takimet e tjera ofrojne Tirana-Vllaznia Elbasani-Flamurtari Laci-Besa dhe Skenderbeu-Dinamo.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA X
Te shtunen 6 nentor
Shkumbini-Tirana 1-3
Dinamo-Laci 3-3
Besa-Kastrioti 0-0
Te dielen 7 nentor
Flamurtari-Skenderbeu 4-0
Vllaznia-Elbasani 3-0
Te henen 8 nentor
Teuta-Bylisi 6-0
RENDITJA
Dinamo 23
Flamurtari 22
Skenderbeu 19
Tirana 15
Teuta 15
Shkumbini 14
Vllaznia 14
Laci 11
Besa 8
Kastrioti 8
Bylis 7
Elbasani 6
Elbasani eshte penalizuar me - 3 pike nga FIFA
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 08 Nentor 2010