Marreveshjet Tahiri Beme veprimet e duhura

Zëvendëskryeministrja e vendit, kryenegociatorja Edita Tahiri, duke i vlerësuar shumë të rëndësishme marrëveshjet e arritura me Serbinë për njohjen e vulave doganore dhe kthimin e dokumenteve kadastrale, ka deklaruar se shteti serb me këtë akt e ka pranuar pavarësinë e Kosovës në fushën e doganave.
Tahiri, bën të ditur Telegraf, theksoi se me arritjen e këtyre marrëveshjeve, institucionet e Kosovës jo vetëm që kanë respektuar Kushtetutën, por edhe e kanë avancuar dhe fuqizuar interesin shtetëror dhe qytetar, duke shtuar se “gardianë” të respektimit të këtyre marrëveshjeve do të jetë Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.
“Marrëveshja për njohjen e vulave doganore ka një rëndësi shumë të madhe si në planin politik, ekonomik dhe në planin e bashkëpunimit rajonal. Me këtë marrëveshje praktikisht ka ndodhur njohja reciproke në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në fushën e doganave”, thotë Tahiri.
Ajo ka pranuar se marrëveshja për doganat Me këtë marrëveshjen për vulat praktikisht ka ndodhur njohja reciproke në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në fushën e doganave
Edita Tahiri
Zëvendëskryeministre e Kosovës është arritur në një atmosferë të tensionuar dhe kundërshtuese, për faktin se Serbia dhe kryenogicatori i saj, Borislav Stefanovic kanë ndërhyrë në mënyrë destruktive në Kosovë, në kohën kur Qeveria e Kosovës pati vendosur për masat e reciprocitetit.
Tahiri ka mohuar kategorikisht se Stefanovic ta ketë hapur temën për çështjen e veriut të Kosovës.
Në Bruksel javën e shkuar ka përfunduar raundi i radhës i dialogut Kosovë – Serbi. Bisedimet e së premtes, ndonëse në një atmosferë të tensionuar, kanë arritur të përfundojnë me dy marrëveshje, një për vulat doganore dhe për regjistrin kadastral. Sipas palëve pjesëmarrëse, zbatimi i marrëveshjes për vulat pritet të ndodhë shumë shpejt.
Kreu i delegacionit serb në bisedime, Borislav Stefanovic, tha se me njohjen e vulave, pritet që Kosova “brenda 7-10 ditësh të heqë embargon ndaj mallrave të Serbisë” dhe të lirojë mundësinë e qarkullimit të lirë të mallrave nga Serbia në, siç tha ai, “pjesën tjetër të territorit të Serbisë”.
Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes, tha se kjo e fundit do të thotë “heqje e embargos shumëvjeçare që Serbia u ka bërë mallrave të Kosovës”, në kundërshtim me, siç u shpreh, parimet e tregtisë së lirë në rajonin e CEFTA-s.
Tahiri: Reagimet e "Vëtevendosjes" të paarsyeshme
Kryenegociatorja ka reaguar edhe ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se kjo lëvizje është e verbuar për pushtet dhe se ky subjekt politik ka nevojë të shkojë në ndonjë shkollë të demokracisë.
Aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje kundër zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe procesit të dialogut Prishtinë-Beograd ka ngjallur reagimin e ekzekutivit kosovar e po kështu edhe të vetë Lëvizjes Vetëvendosje.
Qeveria e dënoi këtë aksion dhe i quajti huliganë aktivistët e Vetëvendosjes të cilët sipas qeverisë bëjnë veprime të tilla për përfitime politike. Nga ana tjetër, deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, të cilat ishin pjesë të aksionit me domate, shprehen mllefin e tyre ndaj ndërhyrjes brutale të policisë, sic thanë ata.
Vetëvendosje vazhdon edhe më tutje ta konsiderojë të dëshmshëm procesin e dialogut Prishtinë-Beograd. Në konferencë, anëtarë të këtij subjekti politik, u shprehen se qeveria e Kosovës është në pozicion shumë të dobët ndërkombëtar, rrjedhimisht vazhdimi i bisedimeve në kohën kur presidenti i Serbisë refuzon të shpërbëjë strukturat paralele është i palogjikshëm dhe i dëmshëm.
Krahas kundërshtimit të procesit të dialogut, deputetja Albana Fetoshi ka rrëfyer për aksionin e policisë një ditë më parë. Ajo tha se intervenimi i policisë ishte shumë brutal. Pas arrestimit sipas saj aktivistët u ofenduan me fjalët më banale dhe u rrahën me duar të lidhura.
Vetëvendosje bën të ditur se aktivistët e arrestuar janë në parabugrim 48 orësh dhe janë të shpërndarë në disa prej qyteteve të Kosovës.
Kosova
Vetëvendosje përplaset me qeverinë
Topi-Sosa: Kosova, e drejtë të jetë e lirë
Byhler: Kosova ka mbështetjen e KFOR-it
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1)); Më shumë nga Kosova “Nata e Helverit” në Prishtinë
Teatri Kombetar i Kosovës nis sezonin vjeshtor me shfaqjen “Nata e Helverit”, me regji të Altin Bashës.
Gjyqi ndaj Fatmir Limajt
Nëse deputeti Fatmir Limaj do të gjykohet në liri, apo nëse EULEX-i do të zbatojë fletë-arrestin ndaj tij, varet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila pritet të deklarohet në lidhje me imunitetin e deputetëve dhe të zyrtarëve të tjerë shtetërorë. Wikileaks, Franca kushte Serbisë
Wikileaks ka zbuluar informata interesante sa i përket raporteve Francë-Serbi në lidhje me Kosovën. Sipas informatave të fundit që janë publikuar, Franca ia ka bërë të qartë Serbisë se nuk mund të hyjë në BE pa e pranuar pavarësinë e Kosovës. Limaj, konfirmohet akuza
Është konfirmuar aktakuza për krime lufte ndaj Fatmir Limajt, deputetët i Kuvendit të Kosovës, dhe i njohur gjatë luftës si Komandant “Çeliku”. Topi: Jahjaga të ishte në Beograd
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit serb Boris Tadic, për Kosovën dhe trashëgiminë kulturorë të saj, në samitin e nëntë të UNESCO-s që po mbahet në qytetin romak të Viminaciumit afër Pozharevcit.
Lajmet kryesore
Kuvendi, nis sot sesioni i ri
Pritet miratimi i kalendarit 3-javor
“Berisha mbron Fazlliç me polici”
Topi: Fund krizës politike
“Basha i sulmuar nga kolegët”