Nata e Helverit ne Prishtine

Teatri Kombetar i Kosovës nis sezonin vjeshtor me shfaqjen “Nata e Helverit”, me regji të Altin Bashës.
Regjisori shqiptar i spektaklit të humorit “Portokalli’ këtë herë bazuar në tekstin e dramaturgut Igmar Villqist, rikthen publikun kosovar një gjysmë shekulli pas në kohë duke trajtuar tërmetin social të Luftës së Dytë Botërore një gjë kjo e cila sic thuhet edhe sot mbetet kujtesë e errët e njerëzimit.
“Është e mbështetur mbi 2-3 personazhe dhe trajton cështje të fanatizmit politik, cështje të militantizmit të sëmurë në kontekstin e tragjedisë më të madhe të njerëzimit sic është Lufta e Dytë Botërore”, thotë regjisori Basha.
Kjo shfaqje shënon karrierën 40 vjeçare të aktores Safete Rogova në Teatrin Kombëtar të Kosovës, por edhe 65 vjetorin e lindjes së saj.
“Jam shumë e emocionuar tashmë në pension të dal me një shfaqje kaq të vështirë, kaq komplekse”, thotë aktorja 65 vjecare.
Për këtë edhe drejtuesit e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë rezervuar fjalët më të mira për zonjën Rogova e cila në këtë shfaqje do të luaje rolin e nënës.
Kostumet dhe skenografia janë në duar të Ilirjana Loxha Bashës. Ajo tregoi se sa i përket kostumeve këtë herë nuk i është dashur shumë punë pasi bëhet fjalë për kostumet e viteve ‘40.
Premiera e shfaqjes "Nata e Helverit" është të hënën në Teatrin Kombëtar të Kosovës në orën 20:00. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1)); Më shumë nga Kosova Marrëveshjet, Tahiri: Bëmë veprimet e duhura
Zëvendëskryeministrja e vendit, kryenegociatorja Edita Tahiri, duke i vlerësuar shumë të rëndësishme marrëveshjet e arritura me Serbinë për njohjen e vulave doganore dhe kthimin e dokumenteve kadastrale, ka deklaruar se shteti serb me këtë akt e ka pranuar pavarësinë e Kosovës në fushën e doganave.
Vetëvendosje përplaset me qeverinë
Një aksion i Lëvizjes Vetëvendosje kundër zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe procesit të dialogut Prishtinë-Beograd ka ngjallur reagimin e ekzekutivit kosovar e po kështu edhe të vetë Lëvizjes Vetëvendosje. Topi-Sosa: Kosova, e drejtë të jetë e lirë
Një tjetër cështje e prekur nga presidenti Topi dhe homologu nga Hondurasi, Sosa, ka qenë ajo e Kosovës. Gjyqi ndaj Fatmir Limajt
Nëse deputeti Fatmir Limaj do të gjykohet në liri, apo nëse EULEX-i do të zbatojë fletë-arrestin ndaj tij, varet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila pritet të deklarohet në lidhje me imunitetin e deputetëve dhe të zyrtarëve të tjerë shtetërorë. Wikileaks, Franca kushte Serbisë
Wikileaks ka zbuluar informata interesante sa i përket raporteve Francë-Serbi në lidhje me Kosovën. Sipas informatave të fundit që janë publikuar, Franca ia ka bërë të qartë Serbisë se nuk mund të hyjë në BE pa e pranuar pavarësinë e Kosovës.
Lajmet kryesore
Kuvendi, nis sot sesioni i ri
Pritet miratimi i kalendarit 3-javor
Marrëveshjet, Tahiri: Bëmë veprimet e duhura
“Berisha mbron Fazlliç me polici”
Topi: Fund krizës politike
“Basha i sulmuar nga kolegët”