Tevez: E urrej qytetin e Mançesterit
Karlos Tevez ka bërë të ditur se është i lirë të largohet nga Mançester Siti dhe se nuk do të kthehet më kurrë në klub. Tevez, kontrata e së cilit skadon më 2014, nuk tha se është i sigurt largimi i tij nga “Eastlands” gjatë verës por bëri të qartë pakënaqësinë e tij në Mançesteri pavarësisht se kaloi katër vite të karrierës së tij mes Junajtid dhe Sitit. Ai po ashtu theksoi se nuk i beson disa anëtarëve në bordin e klubit. Sulmuesi deri më tani ka kaluar pesë vite në Angli por ende e ka të vështirë të mëson gjuhën, dhe e pranoi se kjo i paraqet problem. “Nuk kam ç’të bëj në Mançester. Problemi është se ende e flas shumë dobët anglishten. Pasi të përfundoj kontratën nuk do të kthehem më kurrë në Mançester, as për pushime”, tha Tevez. “Pronari i Sitit, Sheikh Mansour ka bërë shumë sakrifica për të më mbajtur dhe nëse mbetem në Manchester City do të jetë për të. Ai më transferoi, ai dëshiron të më mbajë, por në të njëjtën kohë më ka thënë se mund të bëjë çka do që kam nevojë për të qenë i lumtur. Ai më ka thënë ‘nëse dëshiron të largohesh, mund të largohesh’. Nuk ka afat të caktuar, varet nga unë”, shtoi Tevez. Ai konfirmoi se klubi i ka bërë ofertë të re për vazhdimin e kontratës, por ende është në dyshim nëse do ta paranojë atë.