E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gigs, seks me gruan e të vëllait

SHKRUAN: Jeton Selimi 07-06-2011 12:26

Një tjetër skandal përfshin Rajan Gigsin menjëherë pas zbulimit të flirtit të tij me ish-pjesëmarrësen në “Big Brother” anglez, Imogjen Tomas. Kësaj radhe, çështja djeg akoma më shumë. Sipas “Neës of the ëorld”, ylli i Mançester Junajtid ka pasur një marrëdhënie prej 8 vitesh me kunatën e tij, 28 vjeçaren Natasha. Takimet kanë filluar në vitin 2003, kur vajza ishte single dhe vazhduan edhe kur gruaja e Gigsit ishte shtatzënë. Ajo që i dha fund kësaj historie nuk ka qenë martesa e Natashës me Rodrin, vëllain e Gigsit, por takimi mes Rajanit dhe Imogjenit. “E dija që ishte diçka e gabuar, ishte tradhëtia më e rëndë e mundshme – ka thënë Natasha për një mik -. Rajan nuk ishte asnjëherë romantik me mua. Ishte vetëm çështje seksi.” Më pas ajo ka shtuar se Gigs nuk i ka thënë kurrë se e donte. Historia mes tyre është konsumuar në një seri hotelesh. A do ta falë kësaj radhe gruaja Rajanin? Po i vëllai?

Rajan Gigs është martuar në vitin 2007 me Stejsi Koki, shoqja e tij prej shumë vitesh, me të cilën ka dy fëmijë: sjellja e tij bashkëshortore në krahasim me kolegët e tjerë i kishte dhënë nofkën “Mr Clean”. Por këtë vit, Rajan Gigs është shndërruar në një prej tradhëtarëve më të famshëm në botë. Pas marrëdhënies me Imogjen Tomas, skandali i Gigs “pasurohet” me kunatën. E veçanta e historisë ka të bëjë me mënyën sesi ka dalë në skenë. Gigs kishte mundur ta mbulonte tradhëtinë e tij duke marrë pamjen e një naivi, që i bënte gazetarët të mos dyshonin aspak. Gjithçka doli në skenë kur një përdorues i Tuiter ka hedhur në linjë emrat e atyre që kanë kontratë martesore të kushtëzuar. Gjykatat britanike nuk u gjetën të përgatitura përpara këtij fakti dhe emrat ishin lehtësisht të lokalizueshëm gjeografikisht. Por tani historia bëhet më e thellë. I vëllai i Gigs tani ka dyshime edhe në lidhje me atësinë e të birit dhe do t’i bëjë atij një test AND-je

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›