Tevez: Spanja? Nuk jam ende i vendosur
Mançester - E ardhmja e Karlos Tevezit tek Mançester Junaited po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Vetë argjentinasi deklaron se do të largohet nga kjo skuadër nëse nuk do t’i jepet hapësira e mjaftueshme për t’u aktivizuar.
“Kam kaluar shumë kohë në stolin e rezervave. Por, sa herë që më jepet mundësia të luaj bëj gjithçka që mundem, duke shfrytëzuar të gjitha aftësitë e mia. Personalisht e shoh veten më shumë larg Mançesterit, sesa afër. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Dëshiroj të shkoj në Spanjë, por as për këtë nuk jam i vendosur plotësisht”, deklaron Karlos Tevez për “Cadena COPE”.
Sulmuesi Tevez mbërriti me shumë bujë tek skuadra e Mançesterit, por trajneri Sir Aleks Ferguson ka preferuar të shumtën e herëve ta lërë në stol futbollistin argjentinas.