E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitat fotografike “Kohë e Trazuar”

Tiranë - “Kohë e Trazuar” është titulli i ekspozitës me fotografi të artistit dhe fotografit belg, Alain Janssens. Kjo ekspozitë vjen në kuadrin e marrëdhënieve kulturore të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës. Ekspozita e Janssens përmban 36 fotografi të realizuara në teknikën bardh e zi. Ato i përkasin brezit të fotografëve të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Alain Janssens ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita kolektive dhe vetjake fotografike duke filluar nga që viti 1979, kur ekspozoi për here të pare në Muzeun e Arkitekturës së Liezhit. Janssens ka qenë i pranishëm në shumë veprimtari ndërkombëtare në Evropë, siç mund të veçojmë pjesëmarrjen në Muzeun e Fotografisë në Charleroi (1991), në l’Espace Photographique Contretype à Bruxelles (1996 dhe në 2001), në “Galerie du Forum à Toulouse” (France), dhe në “Galerie Arte Coppo” në Verviers (1999), të cilat kanë pasur shumë suksese.

Këtë vit fotografi Alain Janssens realizoi botimin e ciklit të tij “Kohë e trazuar”. Fotografitë e tij janë bërë pjesë e koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare të Parisit, Muzeut të Fotografisë në Charleroi, e Komunitetit francez të Belgjikës, e Rajonit Wallone, e Muzeut Elysee në Lozanë, dhe e koleksionit Polaroid në Ofenbah.

Imazhi i Janssens transmeton një profesionalizëm “magjik”, një mjeshtri dhe vizion modern të fotografisë duke e bërë ekspozitën mjaft interesante për publikun shqiptar. Ekspozita e tij do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 4 deri në 17 maj 2009.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›