E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez e pranon fajin, e pret burgu!

Carlos Tevez mund të dënohet deri në 6 muaj burgim nga një gjykatë në Manchester. Sulmuesi i Manchester Cityt është paraqitur sot në një gjykatë ku ka pranuar fajin pas akuzave të ngritura në gjykatë.

Tevez akuzohej për disa shkelje ligjore në komunikacion, si vozitje pa leje, mungesë të sigurimit, dhe shpejtësi të lartë. Tevez para trupit gjykues ka kërkuar që të mos dënohet më burgim.

Por në bazë të ligjit anglez, Tevez shumë lehtë mund të dënohet me burg nga 3 deri në 6 muaj pasi që shkeljet e tij ligjore janë të përsëritshme./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›