E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teza e re e Kaçit: Rama nuk e plotëson KQZ-në se ka frikë se Meta certifikon zgjedhjet

islamiDemokrati më i ri, Kastriot Islami, në një analizë të botuar në gazetën Panorama, thotë se Rama nuk e plotëson Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi ka frikë se LSI do certifikonte zgjedhjet.

Por, mesa duket, situata është më e komplikuar se çduket. Arsyeja e vërtetë përse Rama nuk e plotëson KQZ-në vjen nga frika se komisioneri i LSI-së në KQZ do të votonte në favor të njohjes së rezultatit të zgjedhjeve e kështu do të legjitimonte institucionalisht rezultatin zgjedhor, të cilin Rama do ta kontestonte me humbjen e zgjedhjeve më 23 qershor. Pra, LSI do të eliminonte në mënyrë institucionale alibinë e Ramës për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve më 23 qershor. E përfundimisht Rama do të duhej të largohej nga drejtimi i PS-së, si humbës i zgjedhjeve dhe i çarmatosur nga çdolloj alibie për veprime të mëtejshme radikale. Ndërkohë që një KQZ e paplotësuar mbetet një alibi, ndonëse e dobët e aspak bindëse, në duart e Ramës për të mos njohur institucionalisht rezultatin zgjedhor e vazhduar më tej veprimet radikale dhe përpjekjet për të mos u larguar nga drejtimi i PS-së, thotë Islami.

Për demokratin e orëve të fundit, KQZ me 4 anëtarë është njësoj si me 7 anëtarë.

KQZ është konceptuar për të funksionuar normalisht me 7 anëtarë. Shumica e vendimeve merren me shumicë të thjeshtë, pra nga 4 anëtarë. Është fakt i mirënjohur që shumë nga vendimet e rëndësishme merren bazuar në qëndrimet partiake të palëve, e thënë ndryshe, vendimet e KQZ-së merren vetëm nga 4 anëtarë të maxhorancës, ndërkohë që jo rrallëherë 3 anëtarët e opozitës votojnë kundër. Të votosh kundër, thjesht me arsyetim partiak apo të mos jesh prezent në KQZ, është formalisht e njëjta gjë. Në këtë kuptim, KQZ me 4 apo 7 anëtarë do të jepte të njëjtin produkt./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›