E Diel, 1 Nëntor 2026

Reduktimi i OSBE në Kosovë, shqetëson Moskën

"Hapat e tillë që askush nuk i ka sanksionuar, janë të njëanshëm dhe pengojnë aksionet e përgjithshme vepruese nën mandatin e këtij misioni", tha mbrëmë ambasadori Azimov, njofton agjencia ruse Itar-Tas.

Diplomati rus tha më tej se hapa të tillë minojnë mirëbesimin e përgjithshëm ndaj OSBE-së në mesin e serbëve dhe ushtron një ndikimi të keq ndaj prestigjit publik të kësaj organizate.

Azimov ka diskutuar në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së me rastin e raportit mbi situatën në Kosovë të cilin e paraqiti shefi i Misionit të OSBE-së Verner Almhofer.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›