Aliu: Rebalancimi dëmton rëndë shqiptarët
Anëtari i lartë i kësaj partie, Imer Aliu tha se shqetësuese është se për të pestën herë vazhdon trendi i shkurtimit të mjeteve të parapara për shqiptarët, mjete këto të cilat ndahen për kulturën ,arsimin, shkencën, infrastrukturën dhe për punësimin e shqiptarëve në institucionet e sistemit.
“Kjo është një tregues serioz dhe shqetësues për pozitën e kësaj partie në Qeveri dhe është treguesi i servilitetit, të paaftësisë së tyre dhe ata vetëm de jure janë pjesë e Qeverisë ndërsa de fakto janë një subjekt politik që e ka humbur rrugën në oborr të vet dhe nuk do të ishte tepër shqetësuese të punohej vetëm për këta individë të cilët i kanë fotelet dhe funksionet e tyre” deklaroi Aliu .
Ai tha se me paaftësinë dhe servilitetin e tyre po pësojnë shqiptarët dhe një nga faktet është edhe ky rebalanc i buxhetit .Imeri ka kërkuar që edhe defakto BDI ta lëshojë Qeverinë dhe të ndërpresin margjinalizimin total të shqiptarëve që është duke ndodhur në këto 15 muaj të bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-në.
“Me arsyetimin e një krize ekonomike këta persona të papërgjegjshëm në krye me Ali Ahmetin dhe Nikolla Gruevskin në shpejtësi marranendëse po krijojnë një krizë tjetër –atë ku shqiptarët totalisht përjashtohen nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.
Mëse 10 milion euro të parapara për buste , për heronj të kontestuar një nacional dhe kafshë të ndryshme , do të realizohen ndërsa kjo Qeveri nuk e pa të arsyeshme që të shkurtojë nga këto mjete , por shkurton nga projektet shqiptare, nga projekte të cilat të parapara për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe punësimin e tyre”, theksoi Aliu. (INA)